Austria, thirrje Serbisë të promovojë qetësi në rajon
• Austria u bëri thirrje liderëve serbë dhe liderëve serbë të Kosovës të promovojnë qetësi në rajon. Qeveria e Serbisë është zotuar vazhdimisht se do të përmbahet nga dhuna si mjet politik. “Kjo duhet të bëhet me konsekuencë. E njëjta gjë vlen për liderët e serbëve. Askush nuk guxon të lejohet që t’i shmanget përgjegjësisë, qoftë nëse kthen kokën me një anë apo lejon që gjërat të ndodhin”, tha ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plasnik, duke iu referuar ngjarjeve të dhunshme në Mitrovicë.