Kushner akuzon grupe nga Serbia për dhunën në Mitrovicë
• Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, e ka dënuar dhunën në kufi të Mitrovicës.“Nuk lejojmë disa grupe nga veriu i Kosovës, të cilët shumë mirë i njohim dhe ata nga Serbia të shkaktojmë incidente brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht të Kosovës”, tha Kushner. Ndërkohë në aeroportin e Parisit “Orli”, kanë mbërritur me një avion ushtarak, 11 ushtarët e plagosur francezë në veriun e Mitrovicës, ku i ka pritur ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin. Njëzet ushtarë francezë që shërbejnë në kuadër të forcave të NATO-s në Kosovë janë plagosur, tetë prej tyre më rëndë, gjatë përleshjeve në Mitrovicë.