E Shtunë, 31 Tetor 2026

Austria, veto Islandës për Shqipërinë në BE

 

Austria ka vendosur veton për të pranuar kërkesën e Islandës për aplikim në BE, duke e kushtëzuar atë me pranimin edhe të kërkesave të Shqipërisë dhe Kroacisë. Ka qenë vetë ministri Federal i Punëve të Jashtme të Austrisë Dr. Michael Sindelegger, që ka vendosur kushtet për Islandën. “Çelja e negociatave mbi kërkesën e Islandës për t’u anëtarësuar në BE duhet të përfshijë detyrimisht edhe kërkesën e Kroacisë dhe Shqipërisë. Çelja e negociatave të Islandës do të kushtëzohet vetëm nëse në këto negociata do të përfshihet bashkërisht edhe Kroacia dhe Shqipëria”, është shprehur kreu i diplomacisë së Vjenës. Shtypi austriak, Televizioni Publik Austriak ORF, Agjensia Austriake e Lajmeve APA si dhe media austriake gazetat “Die Presse”, “Heute” etj. Kanë komentuar gjatë dy ditëve të fundit këtë deklaratë zyrtare të ministrit austriak. “Ministri Spindelegger është shprehur gjatë një konference për shtyp të zhvilluar në Vjene, se negociatat e Bashkimit Evropian me Islandën në lidhje me kërkesën e kësaj të fundit për anëtarësimin në BE duhet të zhvillohen vetëm me kusht, që në këto negociata mbi kërkesën e pranimit në BE së bashku me Islandën të përfshihet edhe Kroacia me Shqipërinë”, thuhet në një raport të gazetës vendase “Heute”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›