Biliç përgatitet me muzikë
Slaven Biliç, trajneri i përfaqësueses kroate, është njëkohësisht edhe një muzikant i mirë. Fansat e adhurojnë për atë që ka bërë me kombëtaren si futbollist e më pas si trajner, duke ndërtuar një ekip të aftë për të luftuar si i barabartë me skuadrat më të forta të kontinentit. Por ata adhurojnë edhe mënyrën se si ai shprehet jashtë fushës së blertë. I veshur me pantallona xhins dhe një T-shirt me foton e Ernesto Çegevarës, ai kalon kohën e lirë duke u praktikuar me një bandë muzikore. Biliç dhe banda e tij "Rawbau", për të cilën ai luan në kitarë, ka regjistruar kohët e fundit një këngë për pjesëmarrjen e Kroacisë në EURO 2008. Videoklipi i "Marrëzi e zjarrtë" u publikua pak kohë më parë nga televizionet kroate, të cilat bënë të ditur se vetë Biliç kishte shkruar tekstin e kësaj kënge. Kjo e ka bërë figurën e trajnerit edhe më të dashur për tifozët kroatë, të cilët shpresojnë se ai do të arrijë të lërë pas dështimet e kombëtares në dy aktivitetet e fundit ndërkombëtare, Euro 2004 dhe Botërorin 2006. Kombëtarja kroate nuk arriti në të dy rastet të kalojë fazën e grupeve dhe ky është objektivi minimal që kërkohet aktualisht nga Biliç, trajneri më "anormal" që Kroacia ka pasur në drejtimin e saj në vitet e fundit.
Kroaci
Biletat VIP, në tregun e zi
UEFA do të fillojë hetimin për shitjen e paketave VIP për në Euro 2008 nga agjencitë kroate të udhëtimeve. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar i "qeverisë" së futbollit në kontinentin e vjetër. Për një gazetë të përditshme të vendit ballkanas, ai ka pohuar se të paktën dy agjenci lokale kanë reklamuar paketat VIP për Evropianin që do të zhvillohet në Austri dhe Zvicër, ku njëra prej tyre pretendon se i ka siguruar biletat nga një agjenci amerikane e specializuar në evenimentet madhore. Kjo pavarësisht faktit se UEFA ka përcaktuar qartë se rishitja e biletave të tilla, edhe në rastet kur ato mund të jenë pjesë e paketave turistike, është e ndaluar. "Asnjë lloj bilete për (ndeshjet) e Euro 2008 nuk mund të rishitet në mënyrë komerciale dhe këtu flasim edhe për ato që janë përfshirë në paketat turistike", ka deklaruar shefi i këshilltarëve ligjorë të UEFA-s, Lens Keli, për gazetën ekonomike "Poslovni Dnevnik". Ndër të tjera, Keli ka theksuar se tashmë UEFA do të fillojë hetimet rreth dy agjencive të udhëtimit, të cilat reklamojnë se tifozët kroatë mund të shkojnë në Austri dhe Zvicër si turistë dhe njëkohësisht të ndjekin ndeshjet në grupe të kombëtares kroate, për paketa me kosto nga 1700 euro deri në 9100 euro.