Austriaku Feliks Baumgartner i afrohet rekordit boteror

Një hedhje spektakolare nga një lartësi tepër e madhe është bërë nga një hero austriak, që u ngjit në qiell me një kapsulë “Red Bull Stratos” të lidhur me një ballon. Feliks Baumgartner iu afrua rekordit botëror në këtë disiplinë të veçantë, duke realizuar hedhjen nga 21 818 metra në Rosuell të Nju Meksikos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pasi realizoi misionin e tij, sponsorizuar nga Red Bull, ai pati disa fjalë para kamerave.
“Kjo është për të dashurën time dhe prindërit e mi. Jam i sigurt se po më shihni, djali juaj ia doli”, u shpreh Baumgartner.
Pasi iu bë kontrolli i hollësishëm i rastit, Baumgartner u hodh nga kapsula dhe përfundoi hedhjen në 3 minuta e 43 sekonda, ndërsa rrymat e ajrit e zhvendosën 30 milje, apo rreth 45 km larg koordinatave të vendit ku u hodh. Ai arriti shpejtësinë e pabesueshme 587 km në orë, ndërsa e hapi parashutën 2 405 metra mbi sipërfaqen e tokës.
“Hedhja s’kishte të përfunduar. Nuk kam qenë kurrë kaq gjatë në një hedhje. Pasi u hodha shikoja altimetrin dhe mendoja, oh, kam edhe 2 minuta rënie. Por, ishte mirë”, deklaroi ai.
Tashmë, detyra e Baumgartnerit është të thyejë rekordin botëror të hedhjeve me 36 576 metra, të vendosur nga ish-piloti amerikan, Xho Kitinger, që është edhe pjesëtar i skuadrës së austriakut.