“Autobusët e Bashkisë së Pogradecit, transportojnë nxënësit e shkollës private të kryetarit Artan Shkëmbi”
28/04/2011 Denoncon Tuan Topçiu, kandidati i “Aleancës për qytetarin”
Kryetari aktual i bashkisë që drejton qytetin prej tetë vjetësh është edhe pronari i një shkolle private në qytet. Me fondet e bashkisë janë blerë dy autobusë që punën e vetme kanë transportin e fëmijëve në drejtim të shkollës private të kryetarit Artan Shkëmbi. Jo vetëm, kaq por edhe ne çdo vit buxheti i bashkisë ka një zë për transportin publik, i cili duket se shkon vetëm për këta dy autobusë. Luan Topçi thekson se abuzimet e kryetarëve të qeverive vendore nuk kanë të sosur, por ky i kryetarit të Bashkisë Pogradec, Artan Shkëmbi, duket nga më të “paparët”. Thjesht paratë e taksapaguesve përdoren ditën për diell, çdo ditë të vitit akademik, për të shtuar fitimet e biznesit privat të Shkëmbit, i cili ka një pasuri të deklaruar pranë ILDKP-së që shkon në disa milionë euro dhe të gjitha nga aktiviteti i shkollës. Rivali i Shkëmbit ka preferuar t’i drejtohet qytetarëve të Pogradecit duke iu thënë vetëm se “Po denoncoj atë që gjithë qytetarët e dinë, përdorimin e autobusëve të bashkisë për shkollën private të kryetarit. Nga foltorja politike denoncohet ajo që i gjithë qyteti, çdo qytetar i Pogradecit e di shumë mirë, përdorimin e autobusëve pronë e Bashkisë Pogradec për të transportuar nxënësit në shkollën private të Artan Shkëmbit. Kjo është një nga provat e mendësisë që ka Artan Shkëmbi për bashkinë. Për Artan Shkëmbin, Pogradeci i përket atij njësoj sa dhe shkolla e tij private. Topiciu ka pritur ditët e fundit të fushatës që me foto dhe filmime të denoncojë diçka të përfolur gjatë në mes pogradecarëve. Ai nuk ia ka lënë organeve kompetente hetimin, por vendimin le ta marrë ndërgjegjja e qytetarëve pogradecarë.