Autobusët nisin punën
13/02/2005 Autobusët që kryejnë transportin e udhëtarëve në linjat ndërqytetase kanë filluar punë, pas një greve prej një muaji, thanë dje, përfaqësuesit e Sindikatave të Transporteve. Ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poçi, në një takim me përfaqësues të Sindikatave të Transporteve kërkoi dje bashkëpunim për zbatimin e ligjeve dhe rregullave, për të luftuar informalitetin në tregun e transportit të udhëtarëve. Ndërsa përfaqësuesit e Sindikatave të Transportit kërkuan zbatimin e ligjit dhe rishikimin e liçensimit të autoveturave taksi me 8+1 vende, që operojnë në mënyrë të paligjshme, duke konkurruar autobuzët e liçensuar. Gjatë këtij takimi u ra dakord që të dy palët, Ministria e Transporteve dhe Sindikatat, të rivlerësojnë marrëveshjen e bashkëpunimit të lidhur mes tyre në vitin 1999, si instrument ligjor për forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit.
Në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitetin e tyre në transportin e udhëtarëve ndërqytetas, 9950 furgonë dhe rreth 4000 autobusë.
Në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitetin e tyre në transportin e udhëtarëve ndërqytetas, 9950 furgonë dhe rreth 4000 autobusë.