E Diel, 1 Nëntor 2026

Fëmijë nën kujdestari, më i preferuar se birësimi

13/02/2005  Janë kryer rreth 100 birësime, por trefishi i tyre janë marrë nën kujdestar

Në Shqipëri, përveç konceptit të birësimit, ka hyrë dhe një koncept i ri, ai i kujdestarisë.

Në katër vite

Në këto katër vitet e fundit, mesatarisht çdo vit janë birësuar: brenda vendit 32 fëmijë, jashtë vendit 33 fëmijë, brenda familjes 28 fëmijë. Nga këta, 42 fëmijë kanë qenë me aftësi të kufizuara, 39 fëmijë mbi moshën 3 vjeç. Është synimii Komitetit që të prezantoj si mundësi për birësim fëmijët e rritur që nuk mund të rrinë gjatë në një shtëpi fëmije dhe që kanë ende nevojë për përkujdesje dhe fëmijët me aftësi të kufizuara, për të cilët destinacioni më i pritshëm, por të mos "ju dalë" një familje birësuese është jetesa nga një qendër rezidenciale në një tjetër për gjithë jetën. Sipas legjislacionit shqiptar, por dhe atij ndërkombëtar, fëmija birësohet vetëm kur kanë humbur të gjitha shancet për t'u kthyer në familjen ku ka lindur, apo kur nëna nuk është interesuar për të 2 vite rresht. Ndërkohë, 10 vjet pas birësimit, fëmija duhet të pyetet përsëri nëse dëshiron të jetojë me familjen birësuese, apo dëshiron të kthehet në familjen biologjike.

Shërbimi i kujdestarisë

Përreth 350 fëmijë ka filluar shërbimi i kujdestarisë, nga Fondacioni Every Child. Deri para viteve '90, kur një fëmijë mbetej jetim e merrte nën kujdestari të afërmit, gjyshja, xhaxhai apo tezja. Por, tani mund të fitojnë kujdestarinë e një fëmije dhe qendra sociale. Vet shteti është i interesuar që më tepër fëmijët t'i japë në kujdestari sesa për birësim, pasi kur janë nën kujdestari mund të mbikëqyret më tepër jeta që bënë fëmija dhe ai ka më tepër mundësi të zgjedhë, pasi kujdestaria është e përkohshme. Në një moment kur familja biologjike përmirëson kushtet e jetesës, rriten të ardhurat fëmija mund të kthehet përsëri atje ku ka lindur.

Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale shprehet se deinstitucionalizimi i shërbimeve të përkujdesit ka krijuar hapësira të integrimit komunitar si në Tiranë, Durrës, Sarandë. Për kategorinë e fëmijëve të ardhur nga familje me probleme sociale ofrohen shërbime këshillimi për rikthimin e fëmijëve në familjen biologjike. Një nga proceset e rëndësishme që po ndjek reformën e shërbimeve shoqërore, është edhe transformimi i qendrave rezidenciale në shërbime me bazë komunitare si psh., në Shtëpinë e Foshnjës, Shkozet, Durrës, po aplikohet projekti për shërbime alternative si kujdestaria, qendra ditore, përgatitja e familjeve dhe nënave për t’i rritur fëmijët në familjen biologjike etj.

Pranë SHSSH ka filluar të funksionojë sektori i trajnimeve që kualifikon stafet për të ofruar shërbime shoqërore në përputhje me nevojat. Disa OJF mbështesin me buxhete dhe me asistencë profesionale qendrat e shërbimeve të përkujdesit si “Bethania” në shtëpinë e foshnjes në Tiranë, “Shpresë për Botën” në shtëpitë e fëmijëve shkollor në Tiranë, Shkodër, Sarandë, “Assedi” në qendrat e riaftësimit në Korçë, Berat, Vlorë.

Mesatarisht çdo vit janë birësuar:

brenda vendit 32 fëmijë

jashtë vendit 33 fëmijë

brenda familjes 28 fëmijë

42 fëmijë, me aftësi të kufizuara

39 fëmijë mbi moshën 3 vjeç

Shërbimi i Kujdestarisë

Rreth 350 fëmijë për "Every Child"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›