Qytet Studenti, shtrohet rruga
13/02/2005 Kryetari i Bashkisë, Edi Rama, ka përuruar dje rikonstruksionin e rrugës “Budi”, fazën e dytë të saj. Rruga, që ndërpritet nga disa rrugica lagjeje sekondare, ka qenë e dëmtuar pothuajse plotësisht. Ndërtimet e shumta shumëkatëshe të bëra vitet e fundit në këtë zonë si dhe qarkullimi i mjeteve të ndërtimit me tonazh të madh kishin dëmtuar si shtresën komunikuese ashtu edhe themelin dhe bazën e rrugës. Rrjeti inxhinierik i ujësjellësit ka pasur një amortizim total. Edhe riparimet pjesore kanë ndikuar negativisht në strukturën e rrugës. Kanalizimi është realizuar në fazën e parë. Kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama, u shpreh gjatë inaugurimit: “Siç e shikoni, ne mundoheni të asfaltojmë dhe komuniteti t'i bëj me baltë, megjithatë kjo është dialektika e zhvillimit dhe shpresojmë që ardhja e rrugës deri në rrëzë të Dajtit, duke e kompletuar këtë periferi me infrastrukturë urbane, do ta bëj komunitetin edhe më të vetëdijshëm edhe më të kujdesshëm edhe më të vëmendshëm, sepse, në fund të fundit, rruga nuk është as qëllim në vetvete edhe as pronë abstrakte, por është pronë e të gjithë komunitetit”. Punimet trajtuan sistemimin dhe rikonstruksionin e rrugës “Budi” si dhe disa rrugëve lidhëse të brendshme të bllokut të banimit që i shërbejnë komunitetit. Vlera e plotë e objektit ishte 29.398.771 lekë. Burimi i financimit kanë qenë nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës. Ndihmë të madhe ka dhënë firma zbatuese e punimeve, “Alb-Shpresa”, sh.p.k., e cila është munduar të japë kontributin e saj në rregullimin e kësaj planimetrie. Gjatësia e rrugës së trajtuar në këtë objekt ka qenë 830 metra linearë, ndërsa gjerësia e saj ka qenë 5 metra.
Volumet kryesore të punimeve:
Gërmime e transport dherash ……………….................... 8374 m3
Shtresa zhavorri, çakulli .......………………..................... 1838 m3
Veshje rruge me shtresa asfalti ……………………………...... 4396 m2
Furnizim vendosje bordura të parapërgatitura dhe të derdhura 16 m3
Betone të derdhura në objekt ………………………................. 186 m3
Furnizim, vendosje tubacion ujësjellësi me diametër 250 mm 970 ml