Meta: Premton heqjen e akcizës së karburanteve

13/02/2005 Për bujqësinë të ngrihet Institucion i Garancive të Kredive
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka premtuar krijimin e një Institucioni për Garantimin e Kredive të dhëna nga bankat private në fushën bujqësore. Meta, gjatë një takimi në Llakatund, të Vlorës, ka vlerësuar se krijimi i një institucioni të tillë për të zhvilluar sektorët më primarë të ekonomisë në këto zona, siç është bujqësia dhe agrobiznesi, është tepër i rëndësishëm. Sipas tij, "LSI-ja në programet e zhvillimit të saj do të synojë rritjen e prodhimit bujqësor, i cili aktualisht ndodhet i asfiksuar nga monopolet e pushtetarëve, duke mbështetur agrobiznesin me anë të kreditimit, në mënyrë që të ketë konkurrencë si në tregun e brendshëm, ashtu edhe në eksport". Në këtë kuadër, kreu i LSI-së ka theksuar se në alternativat e partisë së tij do të synohet, "heqja e akcizës për karburantet që përdoren nga mjetet në bujqësi për të gjithë territorin e vendit, duke filluar që nga viti 2006. Nëpërmjet këtij vendimi, ne nuk bëjmë shou, por synojmë zbatimin dhe realizimin në praktikë të masave të tilla konkrete, që i shërbejnë zhvillimit të fushës së bujqësisë dhe agrobiznesit". Gjithashtu, Meta ka zhvilluar takime dhe me ushtarakët në lirim në qytetin e Fierit. Kreu i LSI-së i ka shprehur dhe një herë garancinë që partia e tij i jep kësaj shtrese për të mbrojtur interesat e tyre. Meta tha: "Kemi synuar në radhë të parë kthimin e dinjitetit për këtë shtresë të respektuar. Në diskutimin për projektbuxhetin e vitit 2005, ne parqitëm amendament për heqjen e diskriminimit të pensioneve për ish-ushtarakët". Kreu i LSI-së ka mobilizuar gjithashtu strukturat e partisë së tij për të filluar zbatimin e procesit përzgjedhës të drejtuesve nëpër degë dhe nëndegë sipas parimit "një anëtar, një votë".