Nuk ka mbyllje të negociatave para zgjedhjeve

13/02/2005 BE hedh poshtë kërkesën e ministrit të Jashtëm, Kastriot Islami, për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit
Lehtësimi i vizave do të realizohet vetëm pas plotësimit të strategjisë afatgjate
Komisioni Evropian ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së negociatave mes Shqipërisë dhe BE para zgjedhjeve të përgjithshme. Kjo për vetë faktin se është realizimi i zgjedhjeve të lira, kushti kryesor për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim -Stabilizimit dhe, derisa zgjedhjet nuk janë zhvilluar, nuk ka garanci për mbylljen e bisedimeve. Zëdhënësja e kryetarit të Komisionit Evropian, Kristina Nagi, ka sqaruar qëndrimin e palëkundur të KE-së lidhur procedurën që do të ndiqet me negociatat për asociim-stabilizim që Shqipëria po zhvillon me BE-në. Pavarësisht garancive të qeverisë shqiptare, Komisioni Evropian e shikon si një hap të nxituar plotësimin e kësaj kërkese të ministrit Kastriot Islami. Madje, është hedhur poshtë dhe krijimi i lehtësirave për dhënien e vizave shtetasve shqiptarë. Kjo procedurë, sipas BE-së, kërkon strategji afatgjata dhe garanci në ruajtjen e kufijve dhe të dokumenteve shqiptare.
Deklarata
Sipas zëdhënëses Nagi, "zyrtarët e Komisionit Evropian i kanë vlerësuara të paplotësushme kërkesat e bëra nga ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Kastriot Islami. Nuk e kam dëgjuar kurrë personalisht deklaratën e ministrit shqiptar, por mund t'ju them se qëndrimi i BE-së nuk ka ndryshuar që prej vizitës së fundit të Kryeministrit Fatos Nano në Bruksel. Kryetari Barrozo ishte shumë i qartë në fjalën e tij, 'Shqipëria duhet në fillim të zhvillojë zgjedhjet konform standardeve ndërkombëtare si një prej kushteve që do t'i mundësojë ecjen përpara për integrimin evropian`", tha Nagi. Kjo deklaratë është përsëritur sërish disa ditë pas takimit mes Kryeministrit Nano dhe Presidentit të radhës së Bashkimit Evropian, Hoze Barozo, ku kreut të ekzekutivit shqiptar i është thënë se, "nëse zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri nuk do të përmbushin standardet ndërkombëtare KE nuk do të mbyllë bisedimet për asociim- stabilizimin".
Vizat
Nga Komisioni Evropian është dhënë përgjigje dhe për kërkesën e ministrit Islami për legalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Sipas zëdhënëses Nagi, "kjo kërkesë është hedhur poshtë për legalizimin e shpejtë të vizave për shqiptarët. Çështja e liberalizimit të vizave nuk është diçka që mund të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër dhe as në terma afatmesëm, por kërkon shumë kohë. Komisioni Evropian po punon për lehtësimin e vizave dhe është një politikë që synon kategori të veçanta, siç mund të jenë biznesmenët apo studentët, por edhe për këtë nuk ka akoma asnjë datë, pasi në fillim duhet që shtetet anëtare të BE-së të japin pëlqimin e tyre. Gjithashtu, duhet të sigurohet nga Shqipëria se nuk ka më probleme për ruajtjen e kufijve, dhe as probleme për sigurimin e dokumenteve të identifikimit", tha Nagi.