Pakti Bathore-Paskuqan: Në protestë për çmimet e '92

13/02/2005 Legalizimet/ Banorët: Kemi shpenzuar gjithë këto vite për infrastrukturën e këtyre zonave
Banorët e Kamzës dhe ata të Paskuqanit kanë "lidhur dje një pakt" për të nisur protestat, nëse nuk merret parasysh kërkesa e tyre për shitjen e tokës ku kanë ngritur shtëpitë me çmimin e vitit 1992. Në këtë vit, këto zona kanë qenë toka bujqësore. Ata shprehen se vlerën ia kanë rritur ata tokës, pasi kanë shpenzuar ata. "Kur erdhëm ne, kjo tokë ka qenë bujqësore, vlerën ia kemi rritur ne, pasi gjatë gjithë këtyre viteve vetëm kemi shpenzuar për infrastrukturën, për të sjellë ujin në shtëpi, për kanalizimet dhe nuk mund të shpenzojmë më", thotë Agim Prenda. Tashmë një pjesë e komunitetit të Kamzës dhe Paskuqanit, me të cilët para dy javësh u bashkuan dhe banorët e Kënetës së Durrësit. "Ne jemi popull i varfër, nuk kemi lekë për të paguar. Se si do ta zgjidhi shteti çështjen me pronarët, le ta zgjidhë ai", thotë Agim Prenda. Ata nuk pranojnë të firmosin asnjë formularë, që do të shërbej për të legalizuar shtëpitë, derisa të marrin vesh se si do të zgjidhet çështja e çmimit. "Ne kërkojmë që të na falet toka, që shteti të veprojë si në vitin 1992 kur të gjitha banesat e falën, ose paguan një shumë të vogël. Të ardhurit në zonën e Kamzës, kërkojnë që të paguajnë simbolikisht, sikundër u bë gjatë privatizimit të banesave në vitin 1992. Në ato vite banesat janë shitur 250 lekë të reja për metër katror.
Kështu banorët kanë firmosur një peticion, të gjithë si komunitet ku kërkojnë faljen e tokës, ose vendosjen e një çmimi tepër të ulët. Për këtë arsye, ata janë treguar dhe neglizhentë për të plotësuar formularët. Këta banorë nuk pyesin për afatin që është vendosur, se deri më 24 mars duhet të plotësojnë formularët, pasi në të kundërt do të përjashtohen nga procesi. Përkundrazi do të vazhdojnë më tej. "Nëse deri në mars nuk do të zgjidhet çështja e çmimit, ne do të bllokojmë rrugën nacionale, deri në zgjidhjen e problemit", thonë banorët e tokës. Në ligjin ekzistues të legalizmit është thënë shprehimisht se vlera e tokës do të caktohet sipas metodologjisë së Komitetit të Kthimit Kompensimit të Pronave. Tashmë i gjithë ky proces ka ngelur në vend. Pasi pikërisht tani kur dukej se debati për ligjin e legalizimit kishte mbaruar, ky debat nisi sërish, pikërisht tani kur metodika duhej të ishte përcaktuar dhe të kalonte për shqyrtim në Kuvend, duket se do të ketë dy lloj metodikash. Nuk dihet se do të shkoj kjo çështje, megjithëse partitë politike dalin me deklarata dhe platforma të reja çdo ditë, një thotë me çmimin e '92-shit, një me të '93-shit e ca me këto vlera të indeksuara sipas rritjes së çmimeve ndër vite.