Autobusi me drogë, 7 në pranga
• Bllokimi i një autobusi që transportonte kanabis sativa nga Gjirokastra në drejtim të Himarës çoi në goditjen e një grupi trafiku të drogës e armëve.VLORE / QEMAL BIRAKUNjë punonjës policie u arrestua si dhe 6 persona të tjerë, të identifikuar si bashkëpunëtorë në linjën që kishte si destinacion Greqinë. Aksioni i koduar "Spanjolli", u finalizua në afërsi të zonës së Marinzës në Fier, pas një pune të gjatë ndjekjeje e përgjimesh të drejtuara nga Prokuroria e Vlorës. Në bazë të të dhënave, droga do të sigurohej në Lazarat e prej andej do të kryhej transportimi në Himarë. Një gomone do të bënte të mundur kapërcimin e drogës për në shtetin grek, duke kryer linjën e plotë të trafikut. Kur është identifikuar se transporti do të kryhej me autobus janë ngritur postblloqet, me forca të shumta të policisë së disa qyteteve. Sipas burimeve zyrtare të policisë, në bagazhin e autobusit në pronësi të Dhimitër Kumarakut, me targë FR 5841 C, u bllokuan 4 thasë që mbanin 72.5 kg kanabis sativa të presuar. Menjëherë është bllokuar mjeti dhe 3 vetura që shoqëronin autobusin. Pasi është identifikuar pronari i mjetit të drogës, policia ka ushtruar kontroll në lokalin e hotelin e Kumarakut, ku u zbuluan disa mjete që shfrytëzohen për presimin e ambalazhimin e drogës, një sasi farash e gjethesh, të ngjashme me kanabis sativën si dhe tri armë gjahu, një pistoletë e një numër të madh fishekësh. Gjatë aksionit u sekuestruan dhe 10 telefona celularë, 20 mijë euro si dhe mjetet e të ndaluarve. Të arrestuar sipas policisë janë: Dhimitër Kumaraku, 48 vjeç, banor i Fierit, Novruz Abazi, 30 vjeç, banues në Ballsh, Mehmet Spaho, 28 vjeç, banues në Elbasan, Andrea Kumaraku, 41 vjeç nga Fieri, Ago Rrapi, 32 vjeç nga Fieri, Rrapi Kola, 55 vjeç, banor i Durrësit si dhe efektivi i rajonit të Policisë së Himarës, Bashkim Sheraj, 35 vjeç. Ndaj tyre janë ngritur akuzat e "prodhimit e trafikimit të bimëve narkotike" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit". Po sipas burimeve nga grupi hetimor janë nën hetim dhe persona të tjerë si bashkëpunëtorë, mes tyre dy punonjës policie. Njëri prej tyre, me shërbim në zonën e Himarës mendohet se do të ishte pritësi i mallit dhe do të siguronte nisjen e drogës me gomone. Sipas Policisë së Vlorës rezultati i arritur i dedikohet grupit hetimor, si dhe Prokurorisë së Vlorës e veçanërisht prokurorit të kësaj çështjeje, Dritan Marku. Gjithsesi aksioni ka pasur dhe keqkuptime. Sipas burimeve të brendshme mësohet se Policia e Fierit ka pasur debate me drejtues të policisë që kanë kryer këtë aksion, duke e konsideruar si ndërhyrje në zonën që i takon Fierit. Por, sipas përfaqësuesve të Policisë së Vlorës, çështja është regjistruar në Prokurorinë e këtij rrethi dhe gjithë hetimi si dhe vëzhgimi i këtij aksioni është bërë nga disa rrethe, ndërsa momenti më i përshtatshëm i goditjes së grupit u gjykua territori i Fierit. Të gjithë personat e ndaluar janë dërguar në Komisariatin e Vlorës.76 kilogramekanabis sativa është sasia e drogës e bllokuar dje, ndërsa po transportohej me autobus nga Lazarati në drejtim të Himarës, nga ku do të nisej për në Greqi7 personau arrestuan dje, mes tyre një efektiv policie, pas bllokimit të drogës në autobus, si bashkëpunëtorë në trafikun e saj nga Lazarati në drejtim të Greqisë2 punonjespolicie në rajonin e Himarës, sipas Prokurorisë së Vlorës janë nën hetim, të dyshuar si bashkëpunëtorë në trafikun e drogës së bllokuar dje