E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDR: Të mblidhet koalicioni për reformën

• Partia Demokrate e Re i ka kërkuar Kryeministrit Berisha të mbledhë koalicionin e djathtë për të pasur një qëndrim lidhur me reformën zgjedhore.Duke folur në një konferencë për shtyp nënkryetari i kësaj partie Tritan Shehu, u shpreh "qëndrimi ynë është i qartë për ndryshimet që duhen bërë në sistemin zgjedhor. Por, mendoj se është momenti për diskutimin e tyre brenda koalicionit të djathtë. Duhet që realisht koalicioni në tërësi të kuptojë rëndësinë e këtij momenti dhe përgjegjësinë e përbashkët që ne kemi për rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme". Dy ditë më parë kreu i PDR Genc Pollo, ka akuzuar forcat e mëdha politike se po bëjnë një pakt të pandershëm për reformën zgjedhore. Duke folur nga një takim me të zgjedhurit vendorë të kësaj partie në Laç, kreu i PDR-së tha se "nuk mund të jemi dakord me kulisat në të cilat mund të zhvillohet një pakt jo i moralshëm përderisa nuk është transparent dhe jo i dobishëm, kjo është më e rëndësishme, jo i dobishëm për demokracinë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›