E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekreti enigmë i Berishës, për tokat në përdorim

• Në vitin 1996, Presidenti i atëhershëm, Sali Berisha, së bashku me Aleksandër Meksin morën një vendim për të ndërhyrë në ligjin e miratuar në vitin 1995, "Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore".Në këtë vendim përcaktohej marrja e tokës së përdoruesve brenda vijave kufizuese, ose në zonat me përparësi turizmin për t'u kompensuar me truall në zonat urbane, ose në bregdet në momentin që toka e tyre do të përdoret për kompensim fizik, ose në rastet e ndërtimeve publike. Masa e kompensimit në dekretin me nr.1431 të datës 27 mars 1996, ishte për familjet me 6 pjesëtarë deri në 1500 m2, ndërsa për familjet me më pak pjesëtarë, masa e kompensimit do të zbritet me 200 m2 për çdo pjesëtar më pak. Dekreti hynte në fuqi menjëherë. Por një vendim i tillë duket se ka qenë i pazbatueshëm, pasi dekreti nuk ishte miratuar më parë nga ana e Parlamentit. Edhe pse nuk ishin vënë në dijeni të këtij fakti, dekreti i firmosur nga dy drejtuesit e shtetit, Berisha dhe Meksi, vazhdoi të jetë në fuqi edhe në ditët e sotme. Nisur nga ky fakt, ministri i Bujqësisë ka kërkuar që të vihej në dijeni nëse dekreti është kaluar nga Kuvendi apo jo. Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Albert Kushti, në përgjigjen e tij thekson se, "nga verifikimet nuk rezulton që ky dekret të jetë miratuar në Kuvend, siç kërkohet nga neni 28, pika 19 e po këtij ligji. Për kujtesë ju informojmë se legjislatura e 13-të e Kuvendit 1992-1996 ka përfunduar më datë 29.03.1996".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›