E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Më 28 qershor votoni kundër qeverisë së korruptuar”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, është ndalur në Fushë-Krujë në kuadër të turit elektoral. I shoqëruar nga kandidati për deputet i këtij qyteti, Agim Xheka, dhe kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Durrësit, Lefter Koka, Meta pohoi se populli i Fushë-Krujës me 28 qershor do të dëbojë kryeministrin më të papërgjegjshëm, Berisha, i cili e ka futur vendin në krizë dhe po luan me varfërinë e popullit shqiptar. “Të gjithë do të votojnë për të larguar qeverinë më të korruptuar që ka njohur Shqipëria dhe vetëm vota për LSI do të nxjerrë vendin nga kriza dhe do të fusë Krujën, Fushë-Krujën dhe të gjithë shqiptarët në punë. Qarku i Durrësit do të votojë për LSI edhe për arsyen se do të ndëshkojë me votën e lirë, sistemin e listave të mbyllura, që partitë e vjetra e bënë për të larguar deputetët nga qytetarët. Ndaj duke votuar për LSI ju keni votuar që deputeti juaj i ardhshëm, Agim Xheka, të përfaqësojë interesat tuaja në Parlamentin e ardhshëm”, - tha Meta. Po dje, Meta ka qenë dhe në Cakran të Fierit ku prezantoi kandidatin e këtij komuniteti, Bujar Hasaj. “Votoni për kandidatët e LSI-së në qarkun Fierit, të votoni për bijtë e Cakranit, Mallakastër dhe Fierit. Nuk keni nevojë ju për deputetë të importuar, ata të tjerët, po të ishin burra të mirë, nuk i ndërronin zonat çdo 4 vjet për t iu fshehur dhe larguar elektoratit. LSI është fituesja e këtyre zgjedhjeve, se LSI vendos mazhorancën e ardhshme parlamentare, vendos qeverinë e ardhshme, dhe është garancia që kjo qeveri do të jetë në shërbimin tuaj”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›