E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vota kundër mazhorancës fiktive, që vetëm bën zhurmë”

Autori i Lajmit: red.
Lideri i G99, Erion Veliaj, është ndalur dje në Sarandë ku në një manifestim në kinoteatrin e qytetit u kërkoi banorëve të votonin për veten e tyre. “Prej kaq vitesh ne kemi qenë mazhoranca e heshtur, mazhoranca e atyre njerëzve që me aftësinë e tyre shikonin punën e tyre, ata njerëz që mundohen të ecin përpara me ndershmërinë e tyre, që t i arrijnë gjërat me vlerat e tyre. Kurse ata që na kanë qeverisur kanë qenë minoranca e zhurmshme, e cila vetëm bën zhurmë, e cila vetëm xhiron gomat, që vetëm bërtet, e që vetëm tund flamujt”, - tha Veliaj. Duke i inkurajuar qindra qytetarët e Sarandës që ishin të pranishëm në sallë, Veliaj u bëri thirrje të vazhdojnë edhe këtë pjesë të fundit të kësaj gare, sepse siç tha ai, “situata ka ndryshuar, mazhoranca e heshtur sot po flet dhe sot po kërkon ndryshim”. Kandidati për deputet i G99 në qarkun e Vlorës, Genc Kojdheli, u shpreh se gara e sotme nuk është një garë e zakonshme, por është një garë kurajoje, një garë për të mundur frikën te të gjithë ata qytetarë që në heshtje kanë vuajtur këto katër vjet të qeverisjes Berisha. Po dje, Veliaj zhvilloi disa takime edhe në Ksamil. Ai vizitoi gjithashtu familje të varfra në periferinë e Sarandës, ku u njoh me njerëz, të cilët prej vitesh nuk kanë asnjë mundësi jetese
Ky lajm është publikuar: 19/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›