Autolezionizmat e z.Berisha
Mentor Nazarko
Autolezionizmi është një akt, një veprim që i shkakton vetë personit në mënyrë të vetëdijshme ose jo dëme fizike ose materiale. Mund të përkthehet në shqip vetëkamzhikim, vetëdëmtim, por ndoshta ky term është pak i tepërt dhe është më konkret sesa vetë fjala në gjuhë të huaj, që vjen nga kryqëzimi i dy termave në greqisht dhe në latinisht. Kjo parantezë ishte e nevojshme për të shpjeguar, për të gjetur një emërues të përbashkët të disa aksioneve politike të Kryeministrit të vendit, Sali Berisha. Janë disa veprime të fundit - në fakt, nëse kërkon në historinë e veprimit të tij politik mund të gjesh edhe më, - që karakterizohen pikërisht prej autolezionizmit. Në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme kjo është çështje tjetër. Po i marrim me radhë.
Lobimi i vazhdueshëm sizifian për krizën e kutive është një aksion politik autolezionist. Me ardhjen e Komisionerit për zgjerim të BE-së, Fule, u duk sikur lobimi pranë institucioneve evropiane, për të baltosur opozitën si shkaktare e krizës do të mbaronte. Jo, zoti Berisha na zhgënjeu. Ai po vazhdon prapë. Të duket e çuditshme sesi një njeri që ka 20 vjet që komunikon me perëndimorët në nivele dhe në statuse të ndryshëm, nuk e kupton rezultatin real të këtij lotimi, megjithë suksesin e vockël arritur kur dikush prej këtyre institucioneve kritikon opozitën. Me ecejaket e vazhdueshme lobuese për këtë qëllim, praktikisht zoti Berisha afirmon në mënyrë autolezioniste pafuqinë e vet, apo kokëfortësinë e vet në zgjidhjen e një krize, për të cilën Qeveria është përgjegjëse në sytë e perëndimorëve. S’po i hyjmë asaj sesa dëm shkaktohet në imazhin e vendit, apo në procesin e integrimit evropian. Apo pse kjo energji harxhohet për gjësende si këto. Pse vallë kjo këmbëngulje autolezioniste?
Rasti i dytë është ai që lidhet me insistimin për ta ndarë Shqipërinë nga Bosnja, në të ashtuquajturën “paketë të liberalizimit të vizave”. Qofshim të gabuar - zoti Berisha ka informacione më shumë se ne, - por një insistim i tillë kur evropianët i dinë vetë arsyet pse na fusin në një “paketë” me Bosnjën, s’ka asnjë vlerë përballë tyre. Maksimumi mund të japë ndonjë efekt anësor dëmtues, për shkak se është bezdisës për vetë vendimmarrësit evropianë të liberalizimit të vizave. Pse vallë insiston Kryeministri ynë për të na shkëputur nga Bosnja? Për t’i mbushur mendjen, po në mënyrë sizifiane, BE-së se ne jemi ndryshe? Pse nuk e njohin ata diferencën midis nesh dhe Bosnjës?
Diskutimi për projektligjin për SHISH-in. Përveç autolezionizmit që karakterizonte çuarjen e një iniciative si kjo deri në kufijtë e përplasjes me bashkësinë perëndimore, dhe me miken tonë më të madhe, SHBA-në, u vu re dhe një diçka tjetër. Deputetë të PD-së, ministra, agjitatorë të tjerë, që të ngarkuar prej tij dilnin në media për të mbrojtur projektligjin, përdornin si alibi modelin e kopjuar për të bërë amendimet në ligj. Pra, sipas tyre, d.m.th, sipas zotit Berisha, modeli i ndjekur në amendime ishte i vendeve anëtare të NATO-s, kështu që këtyre agjitatorëve, kundërshtimi perëndimor për to, u dukej i pakuptueshëm. E vërteta është krejt tjetër. Shqetësimet perëndimore, në veçanti ato amerikane, mund të ishin të dy llojeve: o në lidhje me modelin e ndjekur, apo të krijuar për të ndryshuar mënyrën e drejtimit të shërbimit sekret, ose në lidhje me personin që do të bëhet bartës i këtij modeli. Në rastin konkret, Kryeministri aktual, i cili sipas modelit të hedhur në kosh, shton kompetencat apo rezulton referenti kryesor i SHISH për perëndimorët. Duke insistuar që modeli i ndjekur për ndryshimet është marrë nga një vend anëtar i NATO-s, praktikisht mbetej në këmbë apo fuqizohej për sytë e publikut të vëmendshëm, hipoteza se shqetësimi i amerikanëve lidhej me emrin e përveçëm. Me pak fjalë, këta agjitatorë në mënyrë autolezioniste thoshin: modelin e kemi marrë nga ju, ç’keni me zotin Berisha? Sa më shumë ata përsërisnin origjinën e modelit në forume publike, aq më shumë përsërisnin: për çfarë ju shqetëson zoti Berisha? Për këtë shkrim, fokusi nuk është pse perëndimorët shqetësohen nga Berisha në lidhje me SHISH-in, por pse Berisha, apo agjitatorët e tij, e thonë në mënyrë insistuese këtë pohim në publik. Ky insistim sigurisht i shkakton dëm vetë zotit Berisha në sytë e publikut serioz, të cilit i duhet të vrasë mendjen pse zoti Berisha është kaq shqetësues për perëndimorët.
Rasti i katërt është ai që lidhet me kritikën, që duhet të ishte autokritikë për fshatrat ku ka plantacione të hashashit. Ky rast është me të vërtetë tronditës dhe vetëdëmtues për zotin Berisha. Të paktën me sy normalë, jo vetëm para publikut të arsyeshëm, por dhe para vetë perëndimorëve. Si mundet që një njeri, 6 vjet në pushtet, të fajësojë policinë që e komandon vetë për lejimin e plantacioneve të drogës aq famëmadhe në rrafsh evropian? Pse s’ka bërë asgjë për ta ndaluar këtë plagë të rëndë, megjithëse siç e tha vetë me sinqeritet ekstrem, kancelaritë evropiane e njohin mirë këtë realitet? Pra dhe Kryeministri e njeh dhe siç e pranon vetë, e ka toleruar. Madje i ka rënë në qafë, në cilësinë e kreut të opozitës, helikopterëve italianë që bënin fotografi jo satelitore, por ajrore.
Një shpjegim zhgënjyes
Emëruesi i përbashkët në këto aksione është autolezionizmi. Parë nga sytë tanë, të një publiku të vëmendshëm realist, e pse jo parë dhe me sytë e perëndimorëve. I vetmi argument shpjegues, justifikues pse ky njeri, pse kjo shumicë, angazhohet me kaq shpirt në aksione të tilla që i shkaktojnë dëm, është se ky njeri, kjo shumicë nuk e vret mendjen ç’mendojnë të arsyeshmit, apo perëndimorët. Ai shqetësohet ç’mendojnë ata që votojnë për të, apo që janë kontingjent “dritëshkurtër” për atë se ç’bën dhe ç’do kjo shumicë në të vërtetë. Pra, kjo shumicë e personifikuar nga kreu i saj, që si Kryeministër në kësi rastesh sillet si kryetar opozite, e vret mendjen më shumë për votuesit e vet, në Lazarat apo gjetkë, të cilëve mund t’i pëlqejë si dikur që ai përplaset me amerikanët. Që ai i thyen brinjët Edi Ramës nëpër institucione evropiane. Apo që ai mburret se qenkësh më mirë se Bosnja, duke na bërë ca ditë krenarë për këtë. Me mburrjen se jemi më mirë se Bosnja, ndoshta mendon për politikën e brendshme kur të përplaset me opozitën, shpesh miope dhe ajo. Ky duket arsyetimi tipik i pragmatikut që bën gjithçka për votën, për të ndenjur në pushtet, pa e vrarë fare ç’mendojnë njerëzit e arsyeshëm apo perëndimorët. çfarë zhgënjimi i vazhdueshëm prej një njeriu që është 18 vjet në krye të një partie dhe 45 vjet në politikë!