Jo varrezave greke
Shpëtim Idrizi
Marrëveshja për varrezat e ushtrisë greke, që u diskutua pardje në Parlament, erdhi për t’u miratuar në një kohë të veçantë. Nuk e kam fjalën se ajo papritur e papandehur u zgjodh të vinte në Parlament ditën e çlirimit të Greqisë nga pushtimi otoman, 25 marsin e 1821. Ky akt duket sikur dëshironte t’i bënte Greqisë së sotme dhuratë miratimin e një marrëveshje si kjo! E vërteta është e kundërt: shqiptarët do të duheshin pikërisht sot të merrnin dhurata për kontributin e tyre. Heronjtë e revolucionit grek janë kapedanët çamë si Xhavellat, Boçarët, Bubulina, etj, miq të mëdhenj të grekëve, me vetëdije të fortë kombëtare shqiptare, siç e tregojnë idetë dhe veprat e tyre. Shqipëria e 2010, anëtare e NATO-s, është shumë më e fortë sesa Shqipëria e 1992, kur zoti Berisha kërkonte kthimin e çamëve në territorin e vet dhe kompensimin e plotë të pronave. Shqipëria e asaj kohe ishte më e dobët, kishte nevojë për integrim, por ama kishte dinjitet në marrëdhëniet me jashtë. Integrimi nuk u kërcënua nga qëndrimet dinjitoze, dhe aq më tepër nga refuzimi i vazhdueshëm i kërkesave greke për varreza që prej 1980.
Kjo marrëveshje legalizoi sikur të ishin ndërtime pa leje, një situatë në terren, që e toleruar nga administrata socialiste po bëhej e padurueshme. Kjo situatë ishte e mbushur me kërkime private varresh, me shitblerje të tyre në mbikëqyrjen e të ashtuquajturit prift të Përmetit apo të Kosinës, me përfshirje të shtetit grek dhe mëkëmbësve të tij, në të ashtuquajturën Kishën tonë autoqefale apo në minoritetin grek. Këta njerëz kanë paguar eshtra, edhe fëmijësh, i kanë ngatërruar ato me të ushtarëve, sipas një skenari që i dalë nga parashikimi i regjisorëve i ka ngjarë shumë një filmi horror. Një situatë e tillë duhej të merrte fund dhe shumë u zgjat. Parë kështu, kjo marrëveshje i jep fund një situate të shëmtuar dhe për këtë duhet përshëndetur. Por unë kam disa pikëpyetje.
Varreza e Këlcyrës ishte ngritur dhe thjesht po legalizohet. Nuk merret vesh nëse ajo e Gjirokastrës do jetë një varrezë e re, apo zgjerimi i asaj të Bularatit. Në terren, kërkimi, identifikimi, zhvarrosja janë bërë. Nuk kuptoj se ç’do të rregullojë kjo marrëveshje. Pse kaq shumë varreza, megjithëse mund të më thonë se grekët kërkonin 4 dhe ne lejuam dy? Pse janë zgjedhur terrene në vende të dukshme, strategjikisht të rëndësishme dhe jo ta zëmë në vendet e betejave apo ku gjendet numri më i madh i të vdekurve?
A ishte ushtria greke, një ushtri pushtuese, apo ushtri çlirimtare? Të gjitha dokumentet historike tregojnë se ajo ishte një ushtri pushtuese, që u soll si e tillë në territorin shqiptar. Autoritetet greke të pushtimit nuk lejuan festimin e Ditës së Flamurit në qytetet shqiptare, ndërruan monedhën, administratën e qyteteve të pushtuara. Ata shkatërruan shumë objekte kulti të fesë myslimane dhe madje dhe ortodokse në Shqipëri. Ushtria greke preferoi të mbante ushtarë në Shqipëri dhe të mos i transferonte në mbrojtje të territorit të vet nga sulmi gjerman, në mënyrë që të legalizonte pushtimin e Shqipërisë.
Kjo ushtri ka vepruar te ne sipas Ligjit të luftës, akoma në fuqi. Ky është një argument i fortë pse kjo ushtri ishte një ushtri pushtuese dhe sipas vetë ligjeve greke. Pra, nëse Greqia rezulton të jetë vend pushtues, me çfarë logjike ne duhet të pranojmë ngritjen e varrezave masive në territorin tonë? Ne do të jemi të detyruar të mirëpresim çdo vit ardhjen e zyrtarëve apo priftërinjve, për nderimin e këtyre ushtarëve nëpërmjet ceremonive të mbushura me fjalime triumfaliste mbi kauzën e këtyre ushtarëve të mjerë.
Ku është reciprociteti?
Në frazeologjinë e përdorur, qoftë nga Ministria jonë e Jashtme, qoftë nga ajo Greke, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes përdoret shprehja “për arsye humanitare”. Shprehje shumë e saktë. Në marrëdhënien me fqinjët, ne jemi karakterizuar gjithnjë nga humanizmi. Qoftë me të vdekurit, apo të vrarët e luftës, që shumë autoritete greke megjithatë e quajnë paturpësisht si luftë greko-shqiptare. Qoftë me të gjallët e asaj ushtrie, që u katandisën si mos më keq, duke trokitur shtëpive të katundarëve tanë për “psomi”. Të vdekurit s’flasin dhe ata duhen nderuar, megjithëse këtë duhet ta bëjmë për të gjithë të vdekurit. Edhe për të vdekurit tanë. Pse shteti shqiptar nuk ka kërkuar ngritje varrezash për të gjithë ata shqiptarë çamë ose jo, që janë vrarë në territorin grek prej njësive nacionaliste të Zervës? Nëse pala greke thotë se ata ishin bashkëpunëtorë të fashizmit, atëherë le të ngrihet një varrezë për ata fëmijë dhe gra të pafajshme që u masakruan çnjerëzisht. Në mos një varrezë, të paktën një obelisk në Paramithi, që të kujtojë historinë e tyre tragjike. Por nëse pala shqiptare nuk ka pasur kurajë të kërkojë varreza apo lapidarë, pse vallë nuk ka pasur kurajën të kërkojë që një grup pleqsh, që nuk po i tret dheu, të shkojnë dhe të vendosin një tufë me lule në ato vende ku të afërmit e tyre vdiqën nga uria, u përdhunuan dhe u vranë- se varreza nuk ka?
Si kryetar i PDU-së i kërkoj këtij vendi mik të reflektojë pak për komunitetin tonë, që ishin banorë shembullorë të Greqisë, që u masakruan, u vranë thjesht pse ishin shqiptarë, dhe të një feje tjetër. Besoj shumë në reflektimin e kësaj administrate të majtë, me tradita në marrëdhëniet e mira shqiptaro-greke. Kjo administratë në fuqi është krejt ndryshe nga administrata e djathtë që e zhyti vendin mik në krizë ekonomike, për shkak të imponimit të një axhende populiste, që në marrëdhëniet me ne parashikonte kushtëzime të tilla si ndërtime varrezash, pranim priftërinjsh grekë, etj, etj. Iniciativa të tilla, një këmbëngulje si ajo e administratës së djathtë greke për të ngritur varreza kudo nëpër Shqipëri, do të provokojnë ndjesi antigreke në Shqipëri, veçanërisht te të rinjtë. Kështu nuk shërbehen objektivat e sotme, të ligjshme të ekspansionit ekonomik grek në rajon.
Komuniteti jonë nuk ka arsye pse të ndihet fajtor ndaj Greqisë. Ish këshilltari politik i Ambasadës amerikane në Athinë, John Bradley Kiesling shkruante në “Athens News” në 2005: “T’i japësh çamëve një vend më të nderuar në historinë greke është vetëm një hap i vogël i kryeshëm, drejt rrugës së shndërrimit më bindës të Greqisë në një metropol të një Ballkani më paqësor dhe të begatë”. Këshilla tjetër e mikut tonë të përbashkët amerikan, Kiesling, për Greqinë është: Mbyllja e kapitullit nëpërmjet një rishikimi të kujdesshëm të dokumenteve historike, me një kompensim moral apo material modest, është shndërruar në politikë e drejtë amerikane. Mbyllja e kapitullit të së shkuarës me fqinjët e saj veriorë do të ishte politikë e kujdesshme e Greqisë gjithashtu.
Pse? Për arsye etike- ndëshkimi kolektiv ishte i paligjshëm dhe imoral në 1940 dhe mbetet dhe sot. Ndaj, ne s’mund të nderojmë në tokën tonë të vdekurit e një ushtrie, bashkëluftëtarët e të cilës spastruan etnikisht prindërit, gjyshërit, vëllezërit dhe motrat tona në çamëri.