Legalizimet 2900, familjet që marrin tapitë në Elbasan
ALUIZNI ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm tekniko-ligjor për një tjetër qytet të vendit, Elbasanin. Gazeta boton sot emrat e 2900 familjeve të para përfituese, të cilat duhet të paraqiten pranë zyrës rajonale në Elbasan për të tërhequr formularin e pagesës. Njëkohësisht ata mund të paraqesin edhe kërkesën për mënyrën sesi duan ta shlyejnë detyrimin, në bazë të pikave që sanksionon ligji. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha me sipërfaqe 1-300 m2 mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi, kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.
LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF