E Shtunë, 31 Tetor 2026

Automjeti përplas për vdekje kalimtarin, në kërkim autori

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot. Mësohet se një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe ka përplasur për vdekje 40 vjeçarin e identifikuar si N.Vorfi, teksa ecte anash rrugës.

Ndërkaq autori i aksidentit është larguar menjëherë nga vendngjarja, duke mos i dhënë as ndihmën e pare personit në fjalë. Lidhur me këtë rast uniformat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rastin e rëndë, ndërsa ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›