Tiranë, kërcënoi me armë bashkëshorten, në pranga 35 vjeçari
Komisariati i Policisë Nr.3 Tiranë ka bërë të mundur parandalimin e një krimi brenda familjes në orët e paradites së sotme. Lidhur me këtë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Armir Mezini, 35 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në afërsi të rrugës "Siri Kodra" gjatë momenteve të kanosjes së bashkëshortes së tij sëbashku me armën, tip makarov dhe 20 copë fisheke.
Po ashtu, Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë, ka bërë të mundur kapjen në afërsi të rrugës "Bardhyl" Tiranë, të shtetasit Klodian Skëndo, 30 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas, u kap në flagrancë në ambjentet e një lokali me pistoletë neutroparalizuese. Ndaj tij u mor masa e arrestit për armëmbajtje pa leje.