E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autopsia do të zbardhë vdekjen e 25-vjeçares, shkoi e vdekur tek mjekët

FIER – Vetëm autopsia dhe analizat e tjera që do të bëhen në Tiranë do të zbardhin shkaqet e plota të vdekjes së 25-vjeçares Aurora Grëmi, ndërkohë që zyrtarisht, drejtoria e spitalit rajonal të Fierit ka deklaruar se është shpejt që të nxirren konkluzionet. Sipas drejtorit, Artur Gjika, “trupi i saj ka ardhur paraditen e së enjtes në repartin urgjencës, pa asnjë shenjë jete”. “Më pas, në morgun e spitalit, me trupin e vajzës janë marrë dy mjekë: mjeku homotolog, - specialist i spitalit dhe mjeku ligjor që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë”, - bën të ditur Gjika. Familjarët e viktimës shprehen se prej 3 ditësh Aurora ka qenë në gjendje gripale, e cila nuk ka patur komplikacione të dukshme. Por, dyshimet janë hedhur edhe për ndonjë goditje fatale në kokë gjatë rënies së trupit të 25 vjeçaresh kur ishte e sëmurë, ose e ndonjë vetëhelmimi në kushtet e depresionit
Ekzaminimi
Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Artur Gjika ka sqaruar se vetëm rezultatet që do të vijnë nga Tirana do të zbardhin të vërtetën e vdekjes së Aurora Grëmit. “Pas autopsisë, janë bërë dy ekzaminime, duke marrë kampione në trup për analizat e dërguara më pas në kryeqytet”. “Të dyja këto u dërguan menjëherë në laboratorin e Tiranës nga ku presim dhe përgjigjen”, - ka deklaruar drejtori i Spitalitt ë Fierit, i cili reagoi menjëherë pas lajmit se shkak i vdekjes së 25-vjeçares ka qenë një virus gripal i rrezikshëm. ““Mjekët nuk mund të bëjnë ekzaminime apo aludime në lidhje me shkaqet e vërteta të cilat mund të jenë nga më të ndryshmet. Për këtë arsye janë bërë dhe këto ekzaminime”, - tha drejtori Gjika, duke i cilësuar të parakohshme konstatimet e dhëna deri më dje.
Dëshmitë
Sipas familjarëve, “Aurora ishte me grip në katër ditët e fundit. Ndihej e lodhur dhe e këputur, por nuk pati ndonjë ndërlikim. Ajo nuk mori as mjekim, sepse mendonte se do ta kalonte lehtë”. “Temperatura shkoi deri në 39. Ditën e fundit ishte ulur, por ajo kishte këputje trupi dhe debulesë”, - thonë familjarë të saj. “Ra pa ndjenja në shtëpi dhe e dërguam në spital”, - bëjnë të ditur burimet në familjes Grëmi, sipas të cilave, Aurora nuk ka qenë më parë e sëmurë me ndonjë sëmundje kronike. “Për ne është mister vdekja. Mendojmë se vdekja mund të ketë ardhur edhe gjatë rrëzimit të saj në dysheme pasi humbi ndjenjat”, - thonë familjarët pa përjashtuar edhe shkaqet e ndonjë komplikacioni që mund të ketë sjellë gjendja gripale. Burime kofidenciale nga vendi i ngjarje kanë hedhur dhe hipotezën e ndonjë helmimi të vetëdijshëm nga ana e 25-vjeçares për shkak të gjendjes depresive që mund të ketë kaluar nga divorci para pak kohësh

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›