E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin pa jetë pranë familjes emigranti.

BERAT- Trupi i pajetë i emigrantit shqiptar që u nda nga jeta pesë ditë më parë në Greqi gjatë një aksidenti, ka mbërritur pranë familjes së tij, ku po i bëhen të gjitha ceremonitë për ta përcjellë për në banesën e fundit. Si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik në Trikalla të Greqisë, humbi jetën shtetasi Ndriçim Agalli, banor i fshatit Kamçish në rrethin e Beratit. Ai mësohet se është përplasur rëndë në rrugë ndërsa udhëtonte me mjetin e tij, gjë që ka sjellë pasoja fatale për jetën e 20 vjeçarit. Familjarët prej pesë ditësh proçedura kanë mundur dje të transportojnë trupin pa jetë të djalit të tyre. Një muaj më parë familja Agalliu humbi vajzën e tyre vetëm 18 vjeçe si pasojë e vethelmimit.

E. Petova

15 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›