Topalli: “Vrasja e Kekës, ngjarje tragjike”
Nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli, e akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga PDK-ja për vrasjen e Aleks Kekës, ka reaguar lidhur me ngjarjen. Në një prononcim për mediat Topalli e ka cilësuar ngjarjen tragjike dhe ka shprehur mbështetjen e saj ndaj organeve hetimore për zbardhjen e krimit. “Ajo që ka ndodhur sot është një ngjarje tragjike. I ngushëlloj familjarët për humbjen e njeriut të dashur dhe u kërkoj të gjithëve që të mbështesim Prokurorinë dhe Policinë për të bërë të mundur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm”, - ka deklaruar Topalli.
19 Qershor 2009