Atentat mafioz me eksploziv, vritet kreu i PDK-së së Malësinë së Madhe
Shpërthimi, i telekomanduar, humb jetën Aleks Keka, funksionar i lartë i PDK-së. Policia e shpall menjëherë si kontingjent kriminal pa dhënë prova, reagon ashpër Ndoka
Tiranë - Shpërthen makina e kreut të PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleksandër Keka, ndërsa ky i fundit ka gjetur menjëherë vdekjen. Ngjarja duket si një atentat mafioz, i cili do të kërkojë kohë për t’u zbardhur. Minutat që pasuan shpërthimin kanë sjellë një përplasje të ashpër mes krerëve të PDK-së dhe Ministrisë së Brendshme pas një deklarate për shtyp nga ana e kësaj të fundit.
Policia e quan të ndjerin Keka person me precedentë penalë, ndërsa reagon ashpër PDK-ja, e cila, nëpërmjet drejtuesve të saj, shprehet se vrasja ka prapavijë politike dhe se “me deklaratat e papërgjegjshme të policisë Aleks Keka është rivrarë”. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 09:45, në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër. Mjeti i tipit “Mitsubishi Pajero”, me targë SH 2125 E, është parë nga dëshmitarë të pranishëm se ka pasur një shpërthim në ecje dhe dalje të menjëhershme të mjetit nga rruga. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë strukturat e policisë lokale që kanë konstatuar të vdekur drejtuesin e mjetit, Aleksandër Keka, 34 vjeç, lindur e banues në fshatin Pjetroshan, komuna Kastrat, Malësi e Madhe. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë ekspertët e mbërritur në vendngjarje kanë thënë paraprakisht se bëhet fjalë për një atentat me eksploziv të telekomanduar. Situata është komplikuar së tepërmi kur në më pak se dy orë pas ngjarjes Policia e Shtetit ka nxituar të përjashtojë çdo motiv politik, madje zëdhënësi i Policisë deklaroi dje se kreu i PDK-së në Malësinë e Madhe, Keka, ka pasur implikime në trafikun e armëve dhe të drogës. Kjo deklaratë e Policisë ka sjellë reagimin e menjëhershëm publik të kreut të PDK-së, Nard Ndoka, i cili e konsideroi si të papërgjegjshme deklaratën e Policisë, ndërsa ngjarjen e quajti një akt të pastër terrorist.
Konteksti
Në mënyrë krejt të papritur, fill pas ngjarjes, zëdhënësi i Policisë deklaroi se kreu i PDK-së së Malësisë së Madhe, Aleks Keka, ishte person i evidentuar në disa precedentë antiligjorë të rëndë. Kjo deklaratë publike dhe zyrtare e ardhur nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit duket se ka kaluar çdo imagjinatë mbi reagimin e këtij institucioni, i cili e ka të ndaluar me ligj të japë cilësime të tilla pa pasur prova. Në rast të kundërt, pra nëse provat kanë ekzistuar, atëherë Policia është direkt përgjegjëse për “lënien të lirë” të personave me precedentë penalë. Për më tepër kjo deklaratë e Policisë duket sikur në mënyrë të tërthortë ka “bekuar” të gjitha vrasjet që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin, mjaft që të dalë një përfaqësues i Policisë para kamerave dhe të deklarojë se ajo kishte disa informacione të dyshimta mbi personin/at e ekzekutuar.
Nisur nga ky qëndrim disi “i çuditshëm” i Policisë menjëherë ka ardhur dhe deklarata publike e numrit një të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili i është kundërpërgjigjur ashpër qëndrimit të institucioneve shtetërore në lidhje me ngjarjen. “Policia është e papërgjegjshme me deklaratat që lëshon. Ai ishte një njeri i nderuar dhe i respektuar i zonës dhe nuk ka pasur probleme me policinë. Këto deklarata janë shpifje të ulëta. Policia e vrau për herë të dytë Kekën sot”, -theksoi Ndoka. Sipas kryetarit të demokristianëve, kjo deklaratë e Policisë pohon se tashmë shqiptarët jetojnë në një klimë të terrorit. “Kjo është një çoroditje totale e shtetit. Kjo tregon që ne jetojmë në një klimë të terrorit. Policia dha një version të gabuar dhe deklaratë të sajuar”, - u shpreh Ndoka duke kërkuar që Policia t’u kërkojë falje familjarëve të Kekës që sipas tij janë shokuar nga pohimet zyrtare të Policisë së Shtetit.
Reagimi
Ditën e djeshme ka reaguar dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, i cili ka dënuar deklaratën e Policisë së Shtetit në të cilën deklarohej se kreu i PDK-së për Malësinë e Madhe njihet si person me precedent kriminal. “Në kushtet kur çështja sapo ka filluar të hetohet, deklarata të tilla nuk janë të lejueshme, sepse ato përmbajnë elemente të paragjykimit”. KSHH nënvizon se ajo çka është e nevojshme në këto çaste është një hetim i shpejtë, i plotë dhe objektiv. Komiteti Shqiptar i Helsinkit u sugjeron organeve të Policisë së Shtetit që veçanërisht në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet e 28 qershorit 2009 të rrisin forcën e tyre zbuluese dhe parandaluese, të sigurojnë rendin dhe jetën e njerëzve. Për KSHH-në paragjykimet dhe konkluzionet e nxituara dhe të parakohshme mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme”, - thuhet në deklaratën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ky qëndrim i nxituar dhe paragjykues i institucioneve shtetërore ka ngjallur revoltë dhe te familjarët e viktimës, ndërsa dje ka reaguar dhe babai i të ndjerit, Prek Keka. “Kemi 17 vjet që ia jepnim votën Partisë Demokratike, nuk e mendonim se do të na bënin një gjë të tillë. Vrasja është politike, ne nuk kemi borxhe apo konflikte me njeri. Familja është njohur edhe me njoftimin e Policisë lidhur me dyshimet për viktimën. Ata kanë mohuar çdo akuzë duke bërë thirrje të mos hidhet baltë mbi familjen e tyre.
Mësohet se Aleks Keka ka dalë nga shtëpia si çdo ditë, pasi ka ngrënë mëngjesin me të atin, duke thënë se do të dilte për fushatë dhe më pas do të shkonte në Shkodër të takonte kreun e PDK-së, Nard Ndoka”, - është shprehur i ati i viktimës.
19 Qershor 2009