E Diel, 1 Nëntor 2026

Veliaj: “Gjuha e politikanëve po i hap rrugë krimit”



Kreu i lëvizjes “G99”, Erjon Veliaj, ka shprehur shqetësim në lidhje me klimën e dhunës në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit. Duke shprehur ngushëllimet për familjen e Aleks Kekës, Veliaj e konsideroi ngjarjen si antonim të retorikës së qeverisë për eliminimin e krimit në vend. “Krimi nuk është zhdukur, ai është bërë akoma më i sofistikuar dhe shpesh ai nxitet nga vetë politika shqiptare, e cila e inkurajon dhunën. Ka katër vjet që vazhdon sezoni i vrasjeve dhe vdekjeve të çuditshme”, - deklaroi Veliaj. Kreu i G99-s ka denoncuar deklaratën e disa ditëve më parë të kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila u shpreh se demokristianët dhe republikanët janë spiunë e mafiozë. “Jemi sot të shqetësuar për ata politikanë që e nisin karrierën e tyre duke thënë se të tjerë meritojnë ‘një plumb ballit’, jemi të shqetësuar për deklaratën e zonjës Jozefina Topalli dhe për të gjithë ata politikanë shqiptarë që çdo ditë investohen në kulturën e dhunës”, -theksoi Veliaj.

19 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›