E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autopsia, peshkatari i mbytur në Shkumbin, u ekzekutua

ELBASAN- Peshkatari i gjetur sot në ujrat e lumit Shkumbin dyshohet se është ekzekutuar me armë. Lajmi konfirmohet nga policia e Elbasanit, pas kryerjes së autopsisë në trupin e 50-vjecarit Dilaver Peqini. Ky i fundit u gjet sot në lumin Shkumbin, pasi rezultonte i zhdukur që prej ditës së hënë. Mësohet se 50-vjecari kishte dalë për peshkim në afërsi të fshatit Labinot Fushë paraditen e së hënës, dhe që prej atij momenti familjarët nuk dinin më asgje për vendodhejn e tij duke shtuar dyshimet për një vdekje aksidentale edhe si shkak i motit të keq. Sipas të afërmve 50 vjeçari kishte me vete rrjetat e peshkimit dhe si zakonisht qëndronte jo më shumë se 4-5 orë në brigjet e Shkumbinit kur dilte për peshkim.

Kërkimet e familjarëve por edhe të policisë përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin bënë të mundur gjetjen e 50 vjecarit Dilaver Peqinit në ujrat e lumit shkumbin ne Byshek të Shushicës, rreth 8 km nga Labiont Fusha ku dhe mendohej se kishte shkuar për peshkim. Fillimisht u menduar se peshkatari ka humbur jetën aksidentalisht. por pasi është gjetur, ekspertiza ka zbuluar një plagë në kraharorin e viktimës, e cila pas autopstisë reuzltoi se ishte shkaktuar nga një e shtënë me armë. Kjo ka qënë arsyeja që policia e Elbasanit tashmë ka ngritur pistën tjetër, atë të ekzekutimit nga persona ende të paindetifikuar dhe për motive ende të paqarta.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›