E Hënë, 2 Nëntor 2026

Korçë, arrestohen 5 persona të dënuar në mungesë

KORçë- Policia e Korçës arrestoi sot pesë persona të cilët kishin kryer vepra penale dhe ishin dënuar me burg në mungesë nga gjykata e rrethit gjyqësor të Korçës.
Sipas zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë të Korçës, mësohet se policia ka arrestuar personat në kërkim Elidon Hysenlli, 23 vjeç, banor i fshatit Drithas të rrethit të Korçës, i dënuar nga gjykata me 9 muaj burg për veprën penale "Dezertimit nga ushtria"; Ibrahim Bardhollari, 51 vjeç, banor i fshatit, Mollaj, të rrethit të Korçës, i dënuar nga gjykata me 2 muaj burg për veprën penale " Plagosje e me dashje e kryer në bashkëpunim; Altin Bardhollari, 26 vjeç, banor i fshatit Mollaj, të rrethit të Korçës, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale "Plagosje me dashje e kryer në bashkëpunim"; Eduard Osteji, 27 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i dënuar nga gjykata me 4 muaj burg për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim" të një dyqani në qytetin e Korçës; dhe Erjon Meçollari, 25 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Korçës, i dënuar nga gjykata me 4 muaj burg për veprën penale të " Vjedhjes në bashkëpunim".

Dy të fundit kanë vjedhur me thyerje një dyqan në qytetin e Korçës, ndërkohë që Ibrahim dhe Altin Brahollari, kanë plagosur një bashkëfshatarin e tyre për motive të dobëta.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›