Projektligji, taksë për truallin shtetëror të zënë
TIRANE- Të gjithë qytetarët që kanë ndërtuar mbi truall shtetëror dhe kanë regjistruar pronësinë e ndërtesës, por jo të tokës tani iu jepet mundësia që ta privatizojnë atë me kushte lehtësuese. Në të kundërt, ata do të jenë të detyruar të paguajnë një taksë që llogaritet në 10 përqind të vlerës së truallit të tyre në vit.
Komisioni parlamentar i ligjeve ka miratuar nen për nen në mbjedhjen e sotme projektligjin e ministrisë së financave për taksën mbi truallin shtetëror të zënë. Janë rreth 13 mijë individë që kanë ndërtuar mbi tokë shtetërore dhe sipas ligjit në fuqi, duhet të paguajnë qera. Një fakt ky që nuk ka ndodhur, duke rënduar buxhetin e shtetit, për këtë arsye, dikasteri i financave ka paraqitur draftin në fjalë.
Ekspertët e minisrtrisë kanë shpjeguar se personat që kanë ndrëtuar mbi tokë shtetërore janë kryesisht biznese. Këta të fundit ndodhen tashmë përballë dy rrugëve, ose të privatizojnë truallin që kanë zënë, ose ti paguajnë shtetit cdo vit taksën 10 përqind.
Projektligji për taksën mbi tokën shtetërore
1. Niveli i taksës 10 % e vlerës së tokës në vit
2. Përfitues 13 mijë indvidë
3. Toka e zënë kryesisht për biznes
4. Alternativë e draftit privatizim me kushte lehtësuese
(m.a/News24/BalkanWeb)