Superliga, Dinamo shpallet kampione e Shqiperise
TIRANE- Dinamo është shpallur edhe matematikisht kampione e Shqipërisë, duke fituar kështu titullin numër 18 në historinë e saj. Skuadra e drejtuar nga Shkëlqim Muça ka dhuruar komedinë e radhës përballë Teutës, duke u mundur 2-1, por humbja me të njëjtin rezultat e Tiranës, e bën Dinamon të pakapshme. Pas ndeshjeve të javës së 29-të është Besa ajo që ka marrë vendin e dytë me 46 pikë, por blutë ndodhen në kuotën e 58 pikëve kur mbeten edhe 4 javë, ndërsa kanë fituar edhe përballjet direkte me kavajasit. Dinamo ishte padyshim skuadra më e mirë e këtij sezoni në Superligën shqiptare, duke dominuar në dy fazat e para. Blutë regjistruan një rekord fitoresh radhazi dhe mund ta kishin mbyllur shumë shpejt çështjen e titullit, por diferenca e madhe në renditje me ndjekësit bënë që ata të lëshonin shumë në fazën e tretë. Në 7 takimet e kësaj faze, Dinamo mori vetëm një fitore me Gramozin, duke u dhuruar pikë skuadrave të tjera. Përsa i përket ndeshjes me Teutën, skuadra e Muçës shënoi e parë me anë të Diop në minutën e 11-të, por Muçollari dhe Mile përmbysën gjithçka.
Ndërkohë, Tirana ka pësuar një humbje shokuese kundër Laçit, duke kaluar në vendin e katërt në renditjen e kampionatit. Bardheblutë shënuan që në minutën e 10-të me anë të Julian Ahmatajt, por në fundin e pjesës së parë Nimani barazoi shifrat. Në pjesën e dytë, kur pritej që Tirana të shënonte golin e fitores, ishte Laçi që realizoi me anë të Arlind Norës. Deri në fund, skuadra bardheblu nuk arriti të gjente golin e avantazhit, duke pësuar edhe humbjen e parë nën drejtimin e Sulejman Starovës. Me këtë humbje të Tiranës, vendin e dytë e ka marrë Besa, e cila mposhti 2-0 Shkumbinin në Kavajë. Ndërkohë Laçi renditet i treti me 45 pikë, 1 më shumë se Tirana. Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu dhe Apolonia barazuan 1-1 në Korçë, ndërsa me të njëjtin rezultat u mbyll edhe ndeshja e luajtur në Ersekë ndërmjet Gramozit dhe Flamurtarit. Në Krujë, Kastrioti mori një fitore të madhe përballë Vllaznisë, duke triumfuar 2-0 falë golave të kroatit Babiç.
SUPERLIGA
Dinamo-Teuta 1-2
Besa-Shkumbini 2-0
Tirana-Laçi 1-2
Skënderbeu-Apolonia 1-1
Kastrioti-Vllaznia 2-0
Gramozi-Flamurtari 1-1
RENDITJA
Dinamo 58
Besa 46
Laçi 45
Tirana 44
Flamurtari 40
Vllaznia 39
Shkumbini 39
Teuta 38
Skënderbeu 37
Kastrioti 36
Apolonia 35
Gramozi 23
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)