E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli 1500 km me tren drejt Spanjës

LONDER- Kaosi me fluturimet ajrore në Evropë ka bërë që edhe Liverpuli të udhëtojë drejt Spanjës jo me avion, por me rrugë tokësore. Skuadra angleze do të ndeshet të enjten në mbrëmje me Atletikon e Madridit në gjysmëfinale të Europa League, por përpara kësaj i duhet të bëjë 1500 kilometra rrugë, kryesisht me tren. Qindra fansë ishin në stacionin e trenit në Rankorn për t’u dhënë mbështetje futbollistëve në udhëtimin rraskapitës. Ndalesa e parë e Liverpulit ishte stacioni i Londrës, ndërsa prej andej skuadra angleze ka udhëtuar udhëtojë për në Paris dhe prej andej për në Bordo. Bëhet fjalë për një udhëtim rraskapitës për Liverpulin, megjithatë një gjë të tillë e kanë bërë edhe Barcelona e Lioni në transfertat e tyre drejt Milanos dhe Mynihut. Katalanasit udhëtuan 1 mijë kilometra, ndërsa francezët 570 milje për të qenë në kohë për ndeshjet e tyre në Champions League.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›