Hiri vullkanik, aeroportet europiane po i kthehen punës
LONDER- Transporti ajror po shkon drejt normalizimit, megjithëse vazhdon situata kaotike në disa aeroporte europiane. Aeroportet kanë nisur punën, ndërkohë që kaosi vazhdon për shumë prej pasagjerëve, të cilët kanë humbur destinacionet e tyre. Rreth botës, aeroportet kanë nisur fluturimet ekstra për të zhbllokuar disi situatën. Britania e Madhe, e cila kishte deklaruar se do të mbante të mbyllur aeroportet, njoftoi rihapjen e hapësirës ajrore rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme. Lajmi u njoftua prej ministrit të Transportit Andrju Adonis. Ndërkohë lajmin për rihapjen e hapësirës ajrore ka njoftuar edhe Polonia.
Autoritetet vendase deklaruan se fluturimet do të nisin mëngjesin e ditës së sotme. Drejt normalizimit duket situata edhe në Holandë, pasi autoritetet edhe atje kanë vendosur hapjen e hapësirës ajrorë mbrëmjen e së martës, ndërsa në Gjermani hapësira ajrore mbetet ende e kushtëzuar. Më shumë se 95 mijë flutrime u pezulluan gjatë këtyre ditëve në Europë. Kaosi i transportit ajror mund të ketë dhe një impakt negativ dhe në sektorin financiar nëpër botë. Shkencëtarët thonë se tashmë vullkani po prodhon më shumë llavë, ndërsa vëllimi i hirit po ulet. Eurokontrol, enti që kontrollon trafikun ajror shprehet optimist dhe deklaron se situata do të shkojë drejt normalizimit në pak ditë.
(m.a/News24/BalkanWeb)