Ushtria Shqiptare e KFOR do të forcojnë bashkëpunimin
TIRANE- Ushtria shqiptare dhe forcat e KFOR-it në Kosovë do të forcojnë bashkëpunimin mes tyre në funksion të një rajoni më të sigurtë. Angazhimi i përbashkët është konfirmuar gjatë vizitës së komandantit të forcave të KFOR-it, Bentler në Tiranë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Maksim Malaj, Bentler tha se institucionet në Kosovë kanë arritur përparime të dukshme dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të amrrin përgjegjësi të tjera. Bentler tha se KFOR do të vazhdojë të jetë i angazhuar krahas FSK-së në ruajtjen e 104 km kufij me Shqipërinë. Por sipas tij përgjegjësia kryesore në ruajtjen e kësaj vije kufitare do të jetë e kosovarëve.
Bentler vlerësoi se bashkëpunimi me ushtrinë shqiptare është mjaft i rëndësishëm, ku sipas tij këtij synimi i ka shërbyer dhe kjo vizitë.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Maksim Malaj tha se kishte informuar zyrtarin më të lartë të KFOR-it për ecurinë e reformës në Forcat e Armatosura, punën për asgjësimin e municioneve dhe profesionalizmin ku ushtria synon të arrijë.
Përsa i përket projekteve konkrete Malaj vecoi dhe hapjen e një zyre të përbashkët koordinimi.
(e.n/News24/BalkanWeb)