E Diel, 1 Nëntor 2026

Saranda, stacioni i fundit i bandave frymore

Për të katërtin vit me radhë, në Sarandë në periudhën e sezonit turistik për të pasuruar jetën koncertore të qytetit dhe për të mbushur me muzikë kohën e lirë të pushuesve në qytetin e Sarandës dhe Himarës, në këtë stinë organizatorët Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore çeli takimin e përvitshëm të bandave muzikore. Sipas drejtorit të Festivalit, dirigjentit Edmond Doko Festivali i Orkestrave Frymore e ka nisjen e vet  në koncertin e 28 nëntorit në vitin 1912 në ditën e krijimit të Qeverisë së Vlorës dhe  është pasuar me krijimin e një sërë shoqërish atdhetare e kulturore, që nga Vatra, e deri ditëve tona. Orkestra frymore e Bashkisë së Sarandës e cila hapi koncertet e natës së tretë të Festivalit të Bandave, që po zhvillohet në qytetin bregdetar në Sarandë nën drejtimin e Namik Xhaferit, ekzekutoi marshe nga klasikë të hershëm, si Hendel, suitë marshesh me autorë amerikanë etj. Pjesë e repertorit të saj ishin dhe motive popullore greke, si Saranda palikaria, melodi për bandë, me autor Denis Armitage, etj, të cilat u pritën ngrohtë nga publiku. Nga artistë të ndryshëm u pohua se trupa e Sarandës dalloi për lojën me nivel profesional për faktin se ka në përbërje instrumentistë, që kanë mbaruar studimet në Akademinë e Arteve, si Bektash Mamuçi, Pandi Camandjoti, Miço Barzuka, dirigjenti Namik Xhaferi etj. Një performancë mjaft interesante dha banda e Bashkisë së Lefkadhës nga Greqia në natën e tretë, pas koncertit të dhënë një natë më parë në qytetin e Himarës. Kjo trupë solli në skenë kolazhe me motive popullore, ndërtuar mjeshtërisht për orekestër frymore, që zotëruan në repertorin e koncertit të saj. Sikurse dhe banda tjetër greke e Igumenicës që u paraqit natën e dytë të festivalit, banda e qytetit bregdetar të Lefkadhës solli repertor tipik dhe intepretim  profesional. Edmond Gjoka, kryetar i Bashkisë së Sarandës, njëherësh President i Festivalit, shprehet se Saranda mirëpret artistët, ashtu si turistët. Rrugët dhe arti përmirësojnë komunikimin njerëzor dhe integrojnë kulturat, kështu që festivali bashkë me ne udhëton duke shtuar numrin e edicioneve dhe prurejeve, të cilat pushuesit i marrin me vete si pjesë të kartolinës turistike të Sarandës ka pohura  Gjoka. Mbrëmë parapublikut u prezantua orkestra frymore e Fierit, kuinteti i fagotëve Emerson, kuarteti i trompave të Akademisë së Arteve dhe trupa e Bandës së Shkodrës.
 Ky festival, eksluzivitet i Sarandës turistike, zhvillohet sivjet nga 7-11 korrik. Festivali i parë i Orkestrave Frymore "Albanian Ëind Festival" u zhvillua në qershor të 2006 nga Klubi Kombëtar i Orkestrave Frymore (KOF). Në këtë festival janë bërë të pandashme Orkestrat frymore të Fierit, Vlorës, Elbasanit, Sarandës, kuinteti i frymës Çesk Zadeja, orkestra frymore e Forcave të Armatosura, Orkestra frymore e Liceut Artistik Tiranë, Fanfara Tirana, Tirana new band. Në këtë edicion të 4-t marrin pjesë 13 orkestra frymore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›