Autori i vrasjes së tre vëllezërve, Besim Karaj, shpëton nga burgimi i përjetshëm
Autori i vrasjes së tre vëllezërve Mulliri në një fshat në qarkun e Korçës, Besim Karaj, i shpëton burgimit të përjetshëm. Vendimi është marrë nga Gjykata e rrethit Korçë, që ka pranuar kërkesën e avokatit të të pandehurit, për gjykim të përshpejtuar. Autori i ngjarjes ka pranuar vrasjen, duke kërkuar në këtë mënyrë gjykimin e përshpejtuar. Sipas ligjit në fuqi, nëse i pandehur gjykohet me procedurë të shkurtuar, në rastin e shpalljes fajtor përfiton uljen e 1/3 e dënimit.