Autori pranon aksidentin, gjykata lë në burg një tjetër
15/03/2005 LAÇ – Ardian Peposhi ka plagosur, vite më parë, dy persona me makinën e një shoku, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas 5 vitesh, vetëm pak ditë më parë, ka pranuar e deklaruar autorësinë e tij para gjykatës. Në të njëjtën kohë që Arben Peposhi, autor i vetëdeklaruar i plagosjes së dyfishtë është lënë i lirë nga vetë gjykata që ka dëgjuar pohimin e tij, i arrestuari i parë, për këtë ngjarje, pronari i automjetit të aksidentit, Arben Marku, shoku i Peposhit, vazhdon që të mbahet në burg. Faji i tij i vetëm duket se është fakti që i ka dhënë makinën shokut të tij. Peposhi është lënë nga gjykata në gjendje të lirë, ndërkohë që duhet të përballet me akuzën për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe të largimit nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur më 19 shkurt 2000 në superstradën Fushë-Krujë – Lezhë, në afërsi të fshatit Fushë-Milot. Shpejtësia e madhe e drejtuesit të autoveturës, tip “Fiat Croma”, që drejtohej nga shtetasi Ardian Peposhi, ka aksidentiar Paulin Lleshin, 30 vjeç dhe Violeta Lleshin, 25 vjeçe, që të dy vëlla e motër, të cilët ndodheshin në anë të superstradës. Pas aksidentit, Peposhi ka lënë dy të plagosurit në anë të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pasi ka gjetur mjetin, i cili ka kryer edhe përplasjen e Paulin e Violeta Lleshit, policia e Kurbinit ka bërë të mundur indetifikimin e pronarit të autoveturës, që ishte Arben Marku, por nuk ka arritur ta arrestojë.
Ndërkohë që dosjen penale të Arben Markut e ka dërguar në prokurori dhe gjykatë, ku para katër vitesh Arben Marku është dënuar në mungesë me 3 vite burg, nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimit nga vendi i ngjarjes.
Në seancën e pak ditëve më parë, në gjykatën e Kurbinit u paraqit për të dëshmuar Ardian Peposhi, i cili u paraqit si shofer i Jemin Gjanës në parlament. Ai u shpreh se ishte ai autori i aksidentit dhe se makinën ja kishte marrë Arben Markut për të vajtur në Shkodër. Gjatë kthimit kishte kryer aksidentin dhe nga frika e njerëzve të afërm të dy të plagosurve ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në këto kushte, prokurori i çështjes, Tom Deda, ka kërkuar arrestimin në sallë të Peposhit, duke kërkuar njëherësh masën e dënimit “burgt pa afat”. Ndërkohë që gjykata e Kurbinit të nesërmen me një vendim të saj e ka liruar nga salla Ardian Peposhin, duke e lënë atë me masën e detyrimit të paraqitjes. Ndërkohë që Arben Marku, ndonëse i pafajshëm, vazhdon të vuaj dënimin në burg.