Dosja “Dërmënas” ende nuk ka mbërritur në prokurori

15/03/2005 Shkrimi i ish-nëpunësit falsifikator të gjendjes civile, në laborator
Nuk ka kaluar pa lënë gjurmë edhe në institucionet juridike skandali i gjendjes civile të komunës Dërmënas. Sipas burimeve të sigurta në komisariatin e policisë së Fierit, janë thirrur të 4 nëpunësit e gjendjes civile, që kanë punuar qysh nga viti 1990 e
deri tani në komunën Dërmënas, për shkak të 2 falsifikimeve që janë bërë në çertifikatat e gjendjes civile të kësaj komune.
Sipas policisë, emri i Ramadan Cimidhit shtohet në falsifikimin e dytë, sepse ka punuar më 1997 në gjendjesn civile të kësaj komune, ndërsa për ish-nëpunësen Leonora Sollaku, sipas tyre, nuk ka pretendime. Në të vërtetë janë marrë 4 shkrimet e 4 nëpunësve të gjendjes civile dhe janë nisur për ekspertizë në laboratorin e Tiranës për të vërtetuar shkrimin. Deri tani, materialet nuk janë çuar në prokurori derisa të vijë përgjigjja e ekspertizës, ndërsa avokati i shtetasit Xhevahir Banja, Safet Haxhia, ka nisur procedurat ligjore kundër ish-nëpunësit të gjendjes civile, Ramadan Cimidhi, pasi në vitin 1997 ai ka qenë i vetëm nëpunës i gjendjes civile. Skandali më i fundit me gjendjen civile është zbuluar rastësisht nga një qytetar. Nevoja për të patur një çertifikatë familjare, ka bërë që Xhevahir Banaj, 47 vjeç, nga fshati Baltëz, i Komunës së Dërmënasit, të mos u besojë syve, kur ka parë që djali i tij, Fatmiri, që ndodhet emigrant në Greqi, të rezultonte i martuar njehëresh me dy gra. Xhevahiri u trondit aq shumë nga ky fakt, saqë nuk ngurroi të pyeste në telefon të birin, nëse kishte ndonjë martesë tjetër, përveç asaj me gruan legjitime Marjolën, me të cilën ka edhe një fëmijë. Është dashur irritimi i djalit nga Greqia, që Xhevahiri të kërkojë me insistim zbardhjen e rrethanave dhe motivet se përse në regjistrat e gjendjes civile, djalit të tij i kanë shtuar një nuse të dytë. Nga hetimet e policisë dhe Prokurorisë së Fierit, mësohet se në regjistrin e gjendjes civile në komunën Dërmënas kanë patur probleme edhe disa perosna të tjerë banues në fshatrat Darzezë, Hamil, Havaleas dhe Baltëza të kësj komune. Burimet zyrtare flasin për raste si ai i Nezir Gashit, kryefamiljar nga Hamili, të cilit i kishin shtuar një djalë tepër, Nazif Kocit, nga fshati Baltëz, të cilit ia kishin bërë djalin nga beqar të martuar apo edhe persona të tjerë nga Havaleas apo Darzeza, që kanë patur probleme të ndryshme.