E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso rizgjidhet President i Komisionit Europian

Deputetët e Parlamentit Evropian vendosën t’i jepnin një shans të dytë Presidentit të Komisionit Europian Jose Manuel Barroso. Me një shumicë të qartë mbështetësish, 382 vota pro e 219 kundër, politikani 53 vjeç do të jetë President i KE-së edhe për 5 vitet e ardhëshme. Në procesin e votimit 117 ministra europianë, zgjodhën të abstenonin ndaj kandidatit të vetëm për këtë post duke reflektuar pakënaqësinë e thellë ndaj njeriut që udhëhoqi komisionin pa arritur të miratonte Kushtetutën europiane. Për muaj të tërë, ministrat e qendrës së majtë kërkonin të largonin nga detyra ish-kryeministrin portugez. Akuzat mbi Barroson ishin se ka kënaqur qeveritë e vendeve të fuqishme, përfshirë Britaninë e cila e mbështet kandidaturën e tij dhe se ka reaguar dobët për krizën ekonomike. Por Barroso insiston se në vitet e ardhshme do të fokusohet gjërësisht në politikat sociale, do të luftojë papunësinë dhe do të arrijë të manovrojë në tregun europian të punës. Pas këtyre premtimeve të gjithë deputetët e pranishëm në seancë u çuan në këmbë duke duatrokitur për Presidentin e Komisionit. Nga 2 tufat e luleve në dorë, njëra ishte nga kritikët e majtë. Ky gjest dhe shtrëngimi i duarve simbolizoi fundin e luftës 3 mujore brenda institucionit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›