Autoritetet kineze ekzekutojnë bosen e mafias
PEKIN - Autoritetet kineze ekzekutuan një grua, e cila drejtonte një rrjet prostitucioni, në një qytet në jug-perëndim të Kinës. Nuk bëhet e ditur mënyra se si është ekzekutuar gruaja, e cila njihej si një nga boset më të fuqishme të mafias në vend.
Sipas mediave kineze, Wang Ziqi u dënua me vdekje në vitin 2010, e akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Ajo kishte detyruar qindra vajza të prostituoheshin, në sallone bukurie ose në hotele të ndryshme, në qytetin Congqing.
Wang Ziqi dhe motra e saj Wang Wanning i kontrollonin femrat e rrjetit të tyre, përveçse duke u marrë dokumentet, edhe duke ushtruar dhunë dhe konfiskuar fitimet. Femrat mbaheshin nën kontroll, njësoj sikur të ishin në burg.
(er.nu/BalkanWeb)