Rinigift, një dhuratë e çmuar për abonentët e rinj eagle
Kjo paketë përmban një celular Samsung SGH M3510 (me 1 GB Micro SD falas), një kartë SIM Riniring me parapagesë, 30 ditë telefonata falas brenda grupit të madh rinor Riniring, 300 SMS falas brenda të njëjtit grup, 30 MMS falas me një afat kohor prej 30 ditësh nga data e aktivizimit. Paketa me parapagesë përmban gjithashtu dhe 100 Lekë (me TVSH) kohë bisedë fillestare. Oferta aktivizohet automatikisht në momentin e blerjes së paketës. Çmimi i paketës RiniGift është 14,900 Lekë (me TVSH). Abonenti duhet të blejë paketën e plotë në mënyrë që të përfitojë nga kjo ofertë. Pas përfundimit të 30 ditëve, klienti mund të rimbushë 800 Lekë në mënyrë që të mbetet në Riniring. Telefonatat falas brenda grupit përfundojnë 30 ditë pas datës fillestare. Celulari Samsung SGH M3510 me një dizajn të mrekullueshëm dhe meny mjaft praktike, mund të përdoret vetëm me kartë SIM të Eagle Mobile dhe ka garanci 1 vjeçare. Përdoruesit mund të bëhen pjesë edhe e ofertave të tjera, por oferta “RiniGift” ka përparësi dytësore kundrejt ofertës “Thyhen Rekordet”.Kjo nënkupton që njësitë falas të ofertës “Thyhen Rekordet” do të konsumohen të parat dhe pas tyre do të vazhdojë numërimi i ditëve të ofertës “RiniGift”. Me anë të një SMS falas drejt kodit 55333 (çdo tekst) përdoruesit kanë mundësi të kontrollojnë ditët e mbetura nga oferta. Eagle Mobile do të vazhdojë të ofrojë produktet dhe shërbimet më të mira për abonentët edhe në 2010-ën.