Energjia berthamore ne Europe

Një vit pas ngjarjes në Fukushima, debatet për energjinë bërthamore në Evropë janë intensifikuar lidhur me sigurinë dhe të ardhmen e kësaj energjie. Qëndrimet e ndryshme janë më të dukshme mes dy fuqive të mëdha të kontinentit, Gjermanisë dhe Francës. Kriza e Eurozonës i ka forcuar lidhjet mes të dy vendeve, por një krizë tjetër – aksidenti bërthamor i vitit të kaluar në Japoni – i ka vënë përballë njëri-tjetrit.
Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është mbështetës i fortë i energjisë bërthamore. Ai argumenton se energjia bërthamore është kritike për hapjen e vendeve të punës dhe për energji me kosto të ulët. Franca është një nga prodhuesit kryesorë të energjisë bërthamore në botë. Rreth tre të katërtat e energjisë elektrike në Francë prodhohet nga energjia bërthamore. Franca gjithashtu eksporton energji dhe teknologji bërthamore. Kompanitë franceze do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Britani dhe po marrin pjesë në tendera për të ndërtuar të tjerë në Afrikën e Jugut.
Ndërsa qeveria gjermane pas aksidentit të Fukushimës deklaroi mbylljen e të gjithë reaktorëve bërthamorë deri në 2020-ën duke krijuar edhe protesta masive në vend. Këto qëndrime të ndryshme janë reflektuar edhe në vende të tjera në Evropë si Italia, Belgjika dhe Zvicra të cilat kanë thënë shumë qartë se do të vinte një ditë që do t’i mbyllnin komplekset bërthamore dhe nuk do të ndërtojnë të tjera. Rivali kryesor i Sarkozy, kandidati i Partisë Socialiste, Francois Hollande ka premtuar gjatë fushatës elektorale për president të Francë se do ta pakësojë varësinë e Francës tek energjia bërthamore, por jo ta eliminojë plotësisht.
Të dyja palët kanë gjithashtu qëndrime të kundërta përsa i takon kostos së prodhimit të energjisë bërthamore dhe mundësisë për t’u mbështetur plotësisht në burime energjie të ripërtëritshme si ajo diellore dhe e erës. Gjithësesi një vit pas Fukushimës, energjia bërthamore mbetet një element i rëndësishëm i ekuacionit të energjisë në Evropë.