E Diel, 1 Nëntor 2026

Brukseli i shqetesuar per Bankat Europiane

Katër vjet pas falimentimit të “Lehman Brothers” ende nuk kemi marrë të gjitha leksionet nga kriza. Kështu ka afirmuar nga Brukseli, komisioneri për cështjet e tregut të brendshëm në BE, Michel Barnier. Jam i shqetësuar ka deklaruar Barnier pasi nuk kemi dalë ende nga fundi i tunelit. Bankat europiane nuk dinë të vetërregullohen dhe për këtë duhet të ndërhyjmë sa më parë ka deklaruar komisioneri.  Institutet europiane  janë të paafta dhe nuk kanë as vullnetin për një vet rregullim dhe për këtë kemi vendosur të ndërhyjmë për tu dhënë garancinë qytetarëve të cilët gjenden në vështirësi për të kaluar nga një bankë në tjetrën, kanë vështirësi në orientimin e e mbrojtjes së llogarive të tyre bankare. Sipas Barnier prioriteti për vitin 2012 janë pikërisht konsumatorët të cilët kanë humbur besimin në sektorin bankar dhe për këtë kërkoj një mbrojtje më të mirë. Propozimi i Brukselit synon rritjen e transparencës duke parë mungesën e mirekuptimit  nga ana e qytetarëve europianë, por edhe të kostove lidhur me llogaritë e tyre.  Komisioneri për cështjet e tregut të brendshëm në BE e kishte shfaqur këtë shqetësim mbi bankat disa muaj më parë dhe u ka kërkuar atyre një llojë vetrregullimi.

Institutet kredituese europiane u duk se filluan të angazhohen  mbi këtë çështje, por për Brukselin ende nuk kanë bërë mjaftueshëm. Duke parë që vetërregullimi nuk funskionon dëshirojmë ta rregullojmë, ka thënë Barnier, duke shpjeguar se masat e marra nga bankat e BE  kanë dështuar për të mundësuar lëvizjen e lirë të llogarive nga një bankë në tjetrën, po kështu edhe me uljen e kostove të veprimeve bankare për qytetarët.

Për këtë arsye ai ka propozuar ndërhyrjen me një ligj të posaçëm. 

“Kërkoj një sektor bankar të menaxhuar korrektësisht dhe në gjendje të ndajë rreziqet. Kreditë duhet të hyjnë në fushën e transparencës dhe të rregullave”, ka shpjeguar Michel Barnier në konferencën e Brukselit. Pa një kontroll, njofton ai, mund të ndeshemi me rreziqe të reja të krizës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›