Autoriteti i Konkurrencës: Rregullore e re për lehtësimin nga gjobat
23/09/2009 Përfitojnë bizneset që “spiunojnë” marrëveshjet e ndaluara kartel
Autoriteti i Konkurrencës do të zbatojë një program të ri për lehtësimit nga gjobat për bizneset që bashkëpunojnë me këtë institucion në zbulimin dhe ndalimin e praktikave antikonkurruese. Komisioni i Konkurrencës miratoi në mbledhjen e datës 10 shtator rregullore “Për gjobat dhe lehtësimin prej tyre”, në kuadër të përafrimit dhe plotësimit të legjislacionit me atë të BE-së, si dhe rritjes së bashkëpunimit me aktorët e tregut. Kjo rregullore rrit transparencën ndaj publikut dhe komunitetit të biznesit. Ajo përcakton metodologjinë, me të cilën Autoriteti i Konkurrencës llogarit gjobat që vendosen ndaj ndërmarrjeve që shkelin ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës”, si dhe lehtësimin e tyre nëse bashkëpunojnë për identifikimin e marrëveshjeve të ndaluara. “Pjesa më e rëndësishme për biznesin në këtë rregullore është mundësia që ju jepet ndërmarrjeve për të përfituar heqjen e plotë ose të pjesshme të gjobës në rast se bashkëpunojnë me Autoritetin”, - theksuan burimet zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës. Rregullorja sapo ka hyrë në fuqi. Komisioni mund të japë lehtësim të plotë nga çdo gjobë, nëse një ndërmarrje është e para që ndihmon në zbulimin dhe ndalimin e marrëveshjes së të ndaluar (si rastet kartel), si dhe në përcaktimin e personave përgjegjës duke siguruar prova dhe të dhëna, të pazotëruara më parë nga Autoriteti, që i mundësojnë këtij të fundit të fillojë një hetim në lidhje me një marrëveshje të ndaluar ose të zbulojë një shkelje në bazë të ligjit. Ndërmarrja që kërkon lehtësim të plotë nga gjobat, paraqet një kërkesë për imunitet. Komisioni i Konkurrencës vendos gjobën për ndërmarrjet e tjera pjesëmarrëse në kartel, që varion nga 2-10 për qind të xhiros vjetore.