Monedha evropiane kap kuotën e 134.3 lekëve
22/09/2009 Zhvlerësohet leku
Monedha evropiane është mbivlerësuar sërish, duke lënë pas lekun shqiptar, duke kapur kuotën prej 134.3 lekë në shitje. Ko do të thotë një shtrenjtim të kësteve të kredive për ata që kanë marrë hua në valutë nëpër banka, por edhe një rritje të çmimeve në treg. Në agjencitë e këmbimit valutor monedha evropiane është blerë me 133.7 lekë dhe u shit me 134.3 lekë. Euro ka fituar kështu 2 pikë gjatë ditëve të fundit. Sinjalet kërcënuese që po shfaq kursi i këmbimit, ku leku ka nisur të zhvlerësohet me shpejtësi, kanë ngritur shqetësimin se si mund të administrohet kjo situatë që mund të rrezikojë edhe stabilitetin financiar të vendit. Që nga fillimi i muajit leku është zhvlerësuar në mënyrë konstante ndaj euros. Krahasuar me një javë më parë një euro kushton në treg 1.2 lekë më shumë, ndërsa krahasuar, me mesin e gushtit euroja është shtrenjtuar me 3.4 lekë. Ndër shkaqet kryesore të kësaj situate janë: kriza financiare, ulja drastike e remitancave, eksporteve dhe nevoja e madhe e qeverisë për valutë për ndërtimin e objekteve të mëdha. Kjo ka sjellë tharjen e tregut për euro dhe për pasojë rritjen e vlerës së saj dhe zhvlerësimin e monedhës tonë. Ekspertët pohojnë se euro mund të arrijë deri në 140 lekë deri në fund të vitit, gjë që do të shoqërohej me pasoja të mëdha për ekonominë e brishtë shqiptare.