E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ek. gjermane, jo përmirësim deri në 2013

Ekonomia e Gjermanisë, u godit rëndë nga kaosi në tregjet financiare, nuk do të përmirësohet deri në nivelin para krizës gjatë katër viteve të ardhshme, lajmëroi drejtori i bankës qendrore të ekonomisë udhëheqëse në Evropë."Përmirësimi i ekonomisë do të zgjasë një kohë të caktuar. Me siguri deri në vitin 2013, ekonomia gjermane nuk do ta arrijë nivelin e prosperitetit të vitit 2008", deklaroi udhëheqësi i Bundesbank-ës, Aksel Veber.
Megjithatë, ai bëri të ditur se faza e "rënies së lirë" është tejkaluar nga Gjermania, e cila ishte goditur rëndë nga rënia e madhe e kërkesës në botë, meqë ekonomia është shumë e varur nga eksporti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›