E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunon në lokal me armë në kokë 20 vjeçaren

23/09/2009  E dëmtuara tentoi të vriste veten. Dëshmia rënqethëse në policinë e Tirane

TIRANE- Një 20 vjeçare nga Bathorja ka rënë viktimë e përdhunimit nga një person, i cili sipas policisë është individ me precedent penale. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur pesë ditë më parë në ambientet e një lokali, ku shtetasi Ilir Peraj nga Shkodra por banues në Tiranë, me anën e dhunës fizike dhe asaj psikologjike, ka detyruar një vajzë 20 vjeçare të kryeje marëdhënie seksuale me të. Për oficerët e policisë së Tiranës ky rast nuk ka qenë një përdhunim i rëndomtë që ata hasin shpesh në kryeqytet, por një tmerr i vërtetë. Nga veprimet hetimore policia ka konstatuar se pas kryerjes së marëdhënieve seksuale, vajza ka tentuar të vrasë veten. Sipas deklarimeve të vajzës në polici, ajo është marrë në rrugë prej 40-vjeçarit Ilir Peraj, i cili prej disa kohësh i kishte shfaqur simpatinë e tij që kishte ndaj 20 vjeçares. Mirëpo duke qënë se përgjigjia e saj kishte qënë negative, Ilir Peraj ka planifikuar që çëshjen me 20 vjeçaren mos e mbyllte pa shfryrë epshet seksuale të tij. Kështu ditën e premte të javës së kaluar, 40 vjeçari Peraj, ka pritur derisa “e dashura” e tij të mbaronte mësimin. Sapo ajo është gjendur e vetme në rrugë, përpara saj është shfaqur shtetasi Ilir Peraj, i cili mësohet ti ketë ofruar një ftesë për kafe 20 vjeçares. Duke qënë se ajo ka refuzuar ftesën e 40 vjeçarit, ky i fundit ka insistuar pasi sipas tij kjo do ishte ftesa e fundit dhe më tej nuk do i dilte më në rrugë. E ndodhur në këto kushte, 20 vjeçaria ka pranuar ftesën, mirëpo sapo kanë hyrë në ambientet e një lokali që ndodhet tek Nish Tulla 3, në afërsi të urës së Institutit Bujqësor Kamës, e dëmtuara ka rënë pre e dhunës fizike dhe asaj psikologjike. Ajo është përpjekur të largohet nga duart e manjakut 40 vjeçar, por këtë gjë nuk e ka arritur dot, pasi i arrestuari Ilir Peraj e ka goditur me grushta të dëmtuarën. Më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar sërisht me forcë me qytën e armës, duke e kërcënuar se do e vriste nëse ajo nuk pranonte të kryente marëdhënie seksuale me të. E ndodhur në një gjendje shoku, të krijuar nga frika dhe nga dhimbjet që kishte marrë nga goditjet e forta, 20 vjeçaria i ka dhënë “ok” kërkesës së 40 vjeçarit Ilir Petriti, i cili nuk ka dashur tia dijë për lutjet dhe lotët e vajzës 20 vjet më të vogël se ai. Pasi ka kryer marëdhënie me të dëmtuarën, mësohet se kjo e fundit i ka kërkuar 40 vjeçarit Peraj që ai ta linte të lirë. Mirëpo kërkesa e saj nuk është miratuar, pasi shkodrani ka vazhduar ta godasë atë në pjesë të ndryshme të trupit. Veç rahjes Peraj e ka kërcënuar me vdekje për disa orë të tëra 20 vjeçaren, në mënyrë që kjo e fundit mos e denonconte në polici. Mirëpo duke marrë fjalën e saj se ajo nuk do kryente denoncim si dhe sdo i tregonte anëtarëve të familjes, 40 vjeçari e ka lënë të lirë. Pasi shpëtoi nga duart e “manjakut” vajza u bind se duhet të kishte qenë më mirë të kishte vdekur, se sa të kryente të njëjtin gabim për ti plotësuar shijet seksuale të 40 vjeçarit Ilir Peraj. Për policinë Peraj njihet si person me precedent penal.

Denoncimi në polici

Sapo 20 vjeçaria ka rifituar lirinë, ajo ka shkuar në shtëpi, ku ngjarjen e rëndë ia ka treguar familjarëve të saj. Këta të fundit janë tronditur nga rëfimi i vajzës dhe kanë vendosur të kryejnë denoncim në polici. Përpara hetuesve vajza ka treguar historinë e dhimbshme të saj si dhe emrin e Ilir Perajt. Menjëherë ky i fundit është shoqëruar në polici, e cila pasi kryevi disa veprime hetimore arriti të sekuestrojë në cilësinë e provës materiale një pistoletë të kalibrit 8mm dhe një thikë. Aktualisht 40 vjeçari Peraj akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me kërcënim me përdorimin e armës”, “Heqie e paligjëshme e lirisë”, “dëmtimeve të tjera me dashje”, “kanosjes” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”.

Arrestohet Ibrahim Hurdha

Konfliti për pronën, godet

me sëpatë komshiun e tij

TIRANE- Një konflikt i nisur për çështje pronësie për pak ka rrezikut të kthehet në gjakderdhje, kur një 63-vjeçar goditi me sëpatë rivalin e tij për tokën. Ngjarja ndodhi dje në fshatin Dershet, komuna Dajt në Tiranë kur Ibrahim Hurdha, 63 - vjeç, dyshohet se ka goditur me mjete mprehëse, sëpatë, pas një konflikti për motive pronësie 63-vjeçarin Nezir Ahmeti, lindur dhe banues në fshatin Dërshen, Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë është njoftuar policia e kryeqytetit, efektivat e të cilës kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e krimit. Uniformat blu arrestuan të moshuarin Ibrahim Hurdha, ndërsa sipas kontrollit të ushtruar në banesës e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sëpatë, si dhe një armë zjarri karabinë m-54 si dhe 427 fishekë luftarak m-56. Motivi kryesor i kësaj ngjarje ka qënë një pjesë trualli ku dy personat e sipërcitaur pretendonin se ishte në pronësi të tyre. Konflikti ka degjeneruar në sharje dhe fyerje ndaj njëri-tjetrit, derisa 63 vjeçari Hurdha ka rëmbyer sëpatën dhe e ka qëlluar shetasin Nezir Ahmeti. Lidhur me këtë krim, policia ngriti akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Arrestohet pronari Bari Babaj

Këputen hekurat e vinçit,

vdes saldatori Redi Janku

TIRANE- Një saldator ka gjetur vdekjen teksa po saldonte një vinç i cili u këput duke e zënë poshtë atë. Ngjarja ndodhi dje në segmentin rrugor Bathore-Zall Herr kur 40-vjeçari Fredi Jaku nga Shkodra ka qenë duke salduar një vinç kur ai është këputur dhe ka rënë duke zënë poshtë saldatorin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Burime nga policia thanë se pronari i vinçit ishte Bari Babaj, 50-vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ai kishte punësuar viktimës për saldimin e vinçit, duke mbajtur kështu për policinë përgjegjësinë për vdekjen e saldatorit. Gjatë momentit të tragjedisë 40 vjeçari Janku ishte duke salduar një nga pjesët që mbante vinçin. Mirëpo nxehja e shumtë nga saldimi, ka bërë që hekuri të këputet dhe i gjithë vinçi të bjerë poshtë, duke e zënë të gjithin punëtorin Fredi Janku. Dëshmitarët që kanë qënë në vendin e ngjarjes, kanë tentuar ti japin ndihmën e parë, por pesha e rëndë e vinçit i kishte shkaktuar 40 vjeçarit disa fraktuara, nga të cilat më pas ai ndroi jetë. Lidhur me këtë ngjarje policia e kryeqytetit arrestoi pronarin e vinçit, shtetasin Bari Babaj, duke e akuzuar atë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Ina Rama vizitë në Itali

Takon, Piero Grasson

për hetimin e organizatave

TIRANE- Kryeprokuroria Ina Rama ka kryer ditën e djeshme një vizitë zyrtare në shtetin Italian, ku ka takuar personalitetet më të larta të drejtësisë së këtij shteti. Burime pranë akuzës shqiptare thanë se Ina Rama është pritur nga shefi i antimafias Italiane Piero Grasso, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpnumin që duhet të kenë dy institucionet si dhe koordinimin e informacioneve, për luftimin e organizata kriminale që kuperojnë në Shqipëri dhe Itali. Baashkëpunimi në luftën kudër trafiqeve ilegale si dhe hetimi i disa organizatave Italo-Shqiptare, ka qënë qëllimi kryesor i këtij takimi. Ndërkohë që të dyja palët ranë dakort që zyra e antimafias të trajnojë një numër të kunsiderueshëm prrokurorësh si dhe oficerash gjyqësiorë. Sot kryeprokuroria Rama, pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë, të Guardia di Financias e të tjerë. Ina Rama shoqërohet nga shefja e kabinetit Miranda Bushi, drejtori i hetimit Sokol Stojani si dhe nga disa persona të tjerë të administratës së Prokurorisë së Përgjithshme.

Takimi në prefekturë

Vocaj-Kruja, bashkëpunojnë

për rendin publik

TIRANE- Prefekti i ri i Qarkut të Tiranës Keltis Kruja, zhvilloi dje një takim prezantues e informues me drejtuesit e Strukturave të Policisë së Tiranës që kanë nën juridiksion kryeqytetin. Prefekti i Qarkut Tiranë vlerësoi punën dhe arritjet e deritanishme, për reformat e realizuara në Polici, siç janë, përmirësimi i kuadrit ligjor, aplikimi i strukturës së re dhe gradave të reja policore, aplikimi i filozofisë së policimit në komunitet, përmirësimi i kushteve të punës e shërbimit në Drejtori dhe Komisariatet e Policisë etj. Më tej, në fjalën që mbajti Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë Tonin Vocaj, informoi Prefektin mbi gjendjen e Strukturave të Policisë, situatën e rendit dhe sigurisë publike, tendencat e kriminalitetit etj. Gjithashtu kreu i policisë së kryeqytetit tregoi për masat e marra nga Policia për sigurinë rrugore, për sigurinë në shkollat e të gjitha niveleve, për parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe ndërhyrjet në raste emergjencave civile.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›