DPB: “Urdhrat e ekzekutimit na vijnë me vonesë”
Autori i Lajmit: red.
Drejtora e Përgjithshme e Burgjeve ngre shqetësimin se urdhrat e ekzekutimit të vendimit nuk mbërrijnë në kohën e duhur pranë këtyre autoriteteve. Shqetësim i vazhdueshëm i konstatuar nga DPB dhe Avokati i Popullit për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (burgjet) ka qenë ardhja me vonesë e urdhrave të ekzekutimit të vendimeve të gjykatës pranë këtyre institucioneve, në kundërshtim me parashikimet e Kreut VI “Afatet e Ekzekutimit të Vendimeve”, të ligjit nr. 8331, datë 21.04.1998 “Për ekzekutimin e vendimeve penale”. Ardhja me vonesë e këtyre urdhrave ka bërë që shumë të dënuar të mbahen dhe të vuajnë dënimin në mënyrë të padrejtë në ambientet e paraburgimit. Më shqetësues ky fenomen është për seksionet dhe institucionet e paraburgimit. Burime zyrtare nga ky insitucion bëjnë të ditur se ai është duke ndërmarrë të gjitha reformat për sigurimin e një procesi të drejtë ligjor për çdo qytetar, drejtësi për të gjithë dhe barazi para ligjit të kujtdo, trajtim njerëzor në paraburgim dhe shndërrimin e dënimit penal në një mundësi riedukimi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se për të arritur një proces të mirëfilltë transformimi dhe për të qenë më aktiv në përmbushjen e objektivave të Qeverisë Shqiptare dhe standardeve të Këshillit të Evropës, bazuar në rekomandimet e organizatave joqeveritare dhe institucionit të Avokatit të Popullit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve organizoi një takim me përfaqësues të institucionit të Avokatit të Popullit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Burimet zyrtare pohojnë se gjatë këtij takimi u diskutuan mbi problematikat e konstatuara në sistemin e burgjeve, ku një ndër më kryesoret dhe më vitalet në lidhje me zbatimin e ligjit dhe trajtimin e të dënuarve dhe paraburgosurve është shkelja e afateve ligjore për ekzekutimin e vendimeve penale dhe mosnjohja e ditëve të punës së dënuarve për efekt ulje dënimi. Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Avokatit të Popullit, nëpërmjet shkresave të ndryshme është vënë shpesh herë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme për zgjidhjen e menjëhershme të këtyre problemeve, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim. Për këtë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, së bashku me institucionin e Avokatit të Popullit, duke kërkuar edhe ndihmën e mediave, në kuadër të zbatimit të ligjshmërisë në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale kërkon të sjellë në vëmendjen e Prokurorisë së Përgjithshme problemet e ndryshme në marrëdhënie me organet e prokurorisë në rrethe, të cilat konstatohen vazhdimisht.
Problem tjetër shqetësues në disa institucione ka qenë mosnxjerrja e urdhrave të ekzekutimit për shkurtimet e vendimit të gjykatës, në rastet e lirimeve të menjëhershme. Një gjë e tillë ka sjellë vështirësi për administratën e burgjeve, sidomos në ato raste kur në dosjen e të dënuarit nuk ka qenë i administruar vendimi i gjykatës, për shkak të mosmarrjes formë të prerë vendimi i gjykatës për dënimin e shtetasit.
Me shkresat tona me nr. 2257 datë 18.03.2008 dhe nr. 2257/1, datë 27.06.2008 në lidhje me punësimin e të dënuarve në IEV Penale Burrel, kemi vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme për shqetësimet e ngritura nga të dënuarit e këtij institucioni për mosnjohjen e ditëve të punës për efekt të uljes së dënimit me burgim, për shkak të urdhrit me nr. 3233, datë 08.10.2004 të Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas tij, janë urdhëruar prokurorët e ekzekutimit të vendimeve penale në rrethet në të cilat ndodhen IEV Penale, që të bëjnë korrigjimin e evidencave të administratës së burgjeve lidhur me uljen e dënimit, me arsyetimin se puna e të dënuarve në institucione nuk është shkak ligjor për uljen e kohës së dënimit me burgim. Ky urdhër është nxjerrë në një kohë që nuk ka pasur ndonjë akt tjetër ligjor ose nënligjor që të rregullojë marrëdhëniet e punësimit të burgosurve në IEV Penale, përveç Dekretit të Presidentit me nr. 7298, datë 08.04.1989 “Për zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje lirie që aktivizohen në punë, kur plotësojnë e tejkalojnë normën”.
Nëpërmjet këtyre shkresave, duke pasur në konsideratë dhe qëndrimin e Avokatit të Popullit, kemi kërkuar shfuqizimin e urdhrit nr. 3233 datë 08.10.2004 të Prokurorit të Përgjithshëm.
Zgjidhja e shqetësimeve që u ngritën më lart është e nevojshme për mbarëvajtjen e punës në sistemin e burgjeve dhe ndikon pozitivisht për të arritur një ndër objektivat kryesore të DPB-së, i cili është trajtimi sa më njerëzor i personave me liri të kufizuar duke u bazuar në të drejtat që burojnë nga ligji.
Ky lajm është publikuar: 25/09/2008