Basha siguron homologun italian: Do plotësojmë kushtet për vizat
Qeveria shqiptare është e angazhuar për realizimin e regjistrit elektronik dhe të pasaportave biometrike, si një nga kushtet për procesin e liberalizimit të vizave Shqipëri-BE. Siguria u dha dje nga ministri ynë i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, gjatë takimit që zhvilloi dje me homologun italian, Franko Fratini.
Ministri Basha vlerësoi mbështetjen italiane për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe në këtë kuadër ai e njohu homologun Fratini me “reformat ekonomike e politike, si dhe rezultatet në luftën kundër korrupsionit”. Ministri i Jashtëm shqiptar, Lulzim Basha, vlerësoi si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet mes dy shteteve që lagen nga deti Adriatik. Sipas tij, Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. “Dhe ky interes i Italisë për stabilizimin e kësaj pjese të Ballkanit përputhet plotësisht me prioritetet e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë”, - tha ministri Basha në konferencën e përbashkët për shtyp. Duke u ndalur tek marrëdhëniet dypalëshe, ministri Basha i vlerësoi ato si dinamike në të gjitha fushat, politike, institucionale, ekonomike, tregtare, arsimore, kulturore etj. "Në këtë kuadër Italia në vitin 2007 vazhdoi të renditej si investitori dhe partneri i parë tregtar në Shqipëri, duke zënë një volum prej 36% të vëllimit tregtar", - tha ministri i Jashtëm shqiptar. Mes tyre u diskutua për projekte konkrete të zhvillimit në vazhdim, dhe të reja në energji, infrastrukturë dhe në turizëm, si dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit ekonomik me fokus të veçantë në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Basha e informoi ministrin Fratini për rezultatet e kësaj periudhe, duke iu referuar në veçanti reformave ekonomike, ligjore dhe politike dhe vlerësimeve tashmë të bëra edhe nga organizata ndërkombëtare të tjera si Banka Botërore, raporti mbi klimën e biznesit në Shqipëri apo edhe TI, për reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe mbi reformat e tjera në vazhdim, reforma elektorale dhe reforma në drejtësi. “Në këtë drejtim, ne folëm dhe për përmbushjen në vazhdimësi të marrëveshjes së ndërmjetme dhe së shpejti, për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me ratifikimin e plotë të saj nga të gjithë vendet e BE-së, duke e cilësuar këtë një moment shumë të rëndësishëm në avancimin e integrimit evropian të Shqipërisë”, - tha Basha. Në veçanti u ndalën tek masat e ndërmarra në kuadër të plotësimit të detyrimeve për liberalizimin e vizave, ku e informova mikun tonë për hapat e institucioneve shqiptare në këtë drejtim dhe në drejtim të kritereve politike, kritereve të përgjithshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në drejtim të sigurimit të kufijve dhe në veçanti. Po ashtu, ministri Basha informoi z. Fratini për një fazë të rëndësishme për liberalizimin e vizave, atë të regjistrit elektronik të qytetarëve dhe atë të prodhimit të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, një kopje e së cilës ia prezantoi dje ministrit Fratini Kryeministri Berisha. “Ne, - tha Basha, - folëm për bashkëpunimin me Italinë në luftën kundër trafiqeve, drogës dhe kriminalitetit dhe për punën e jashtëzakonshme që agjencitë në të dyja anët e Adriatikut kanë kryer dhe vazhdojnë të kryejnë duke e bërë bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Italisë në fushën e drejtësisë penale, një model për bashkëpunimin midis vendeve të tjera në rajon”.
Topi, Fratini: Shqipëria, progres të pandalshëm
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, siguron kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi, se gjatë gjithë procesit të përmbushjes së aspiratave integruese të popullit shqiptar, vendi ynë do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e gjithanshme të Italisë. Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje në mjediset e Pallatit të Brigadave, ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini, ku të dy bashkëbiseduesit vlerësuan si të shkëlqyer nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, atë politike, institucionale, ekonomike, tregtare etj. Z. Fratini vuri në dukje përparimin dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, sukseset në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke theksuar se Shqipëria mund të ecë e sigurt dhe me shpejtësi drejt një regjimi të lehtësuar vizash, sepse kushtet tashmë janë përmbushur dhe kjo gjë mund të ndodhë deri në verën e vitit që vjen, atëherë ku Shqipëria do të jetë bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Kryetari i shtetit theksoi se zgjerimi e forcimi i marrëdhënieve me Italinë, sidomos rritja e shkëmbimeve tregtare-ekonomike dhe prania më e madhe e investitorëve italianë në vendin tonë, si dhe synimi për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, përqendron domosdoshmërish vëmendjen drejt çështjes së qarkullimit të lirë të njerëzve, për të cilën është e nevojshme të krijohen lehtësira të mëtejshme dhe në këtë drejtim. Në këtë drejtim, Presidenti Topi vlerësoi veçanërisht kontributin dhe përkushtimin e z. Fratini. Presidenti i Republikës nënvizoi gjatë bisedës ecurinë pozitive të reformave të gjithanshme në vend në kuadër të procesit integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformimin e sistemit gjyqësor në vend. Presidenti Topi shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit italian për vendin tonë në procesin e integrimit në BE dhe për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO. Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, i përcolli Presidentit Topi përshëndetjet e përzemërta nga kreu i shtetit italian, Napolitano, duke e përgëzuar njëkohësisht edhe për vizitën e shkëlqyer në Itali si pikë kulmore e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona.
Fratini përgëzon Topallin, rikthehet Korridori VIII
Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini, u takua dje me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topallin, të cilën e përgëzoi për reformat që kanë kaluar nëpërmjet Kuvendit. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdha dhe të rëndësishme dhe ju përgëzoj për reformat që Parlamenti shqiptar ka realizuar nën drejtimin tuaj si kryetare e Kuvendit, reforma që ju afrojnë me Bashkimin Ebropian. Gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë e ka bërë sepse ju e keni merituar. Të gjitha forcat politike në Itali mbështesin plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ju siguroj që shumë shpejt Parlamenti italian do të konfirmojë votën pro për protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Veriut”, - tha Fratini. Nga ana e saj, Topalli u shpreh se është “optimiste se do të gjejmë konsensusin e nevojshëm për të miratuar brenda një kohe të shkurtër këto ligje shumë të rëndësishme për vendin”. Kryetarja e Kuvendit fokusoi bisedën me ministrin italian për sa i përket Korridorit VIII, një projekt gjigant infrastrukture, i cili kërkohet me ngulm nga pala shqiptare. Topalli e njohu me bisedën që ajo zhvilloi me kryetarin e Kuvendit të Bullgarisë, Pirinski dhe nismën lidhur me një bashkëveprim për të çuar përpara realizimin e këtij projekti. Ministri Fratini u shpreh optimist për iniciativën e kryetares së Kuvendit për një lobim të përbashkët të vendeve të interesuara për këtë Korridor, duke theksuar se duhen bërë të gjitha përpjekjet që ky projekt të përfshihet në projektet prioritare që do të realizohen me Fondin Evropian, i krijuar së fundmi nga BE-ja. “Është momenti i duhur që të gjithë bashkë të nxisim Brukselin për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm që kalon njëkohësisht në vende që janë pjesë e BE-së dhe në vende si Shqipëria e Maqedonia, që shumë shpejt do të bëhen pjesë e saj”, - tha Fratini.
Berluskoni, së shpejti në Tiranë
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, së shpejti do të vizitojë Shqipërinë. Kryeministri Sali Berisha njoftoi dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se gjatë takimit që pati me ministrin e Jashtëm italian, zoti Fratini, ai e siguroi se në një kohë të shpejtë, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri. “Kjo vizitë shënon një ngjarje tjetër kulmore në marrëdhëniet tona, një nxitje të madhe dhe inkurajim për biznesin italian, për të investuar në Shqipëri. Kjo vizitë shënon gjithashtu një mbështetje të fuqishme të përpjekjeve tona për integrimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian”, - tha Kryeministri.