Bode: Buxheti 2009, 30 miliardë lekë për Durrës-Kukës
Një pjesë e konsiderueshme e projektbuxhetit të vitit 2009 do të shkojë për
investimet ku pjesa më e madhe tyre do të investohet në infrastrukturë. Rruga Durrës-Kukës-Morinë do të thithë nga ky buxhet një vlerë të konsiderueshme. Ministri Bode garantoi dje se kjo rrugë do të financohet e gjitha brenda vitit 2009. “Ne kemi marrë në programin tonë atë që është deklaruar edhe nga Fondi herën e parë, pas bisedimeve me MPPTT-në dhe kemi marrë të gjitha masat që të financohet brenda vitit 2009. Në buxhetin 2009 për rrugën Durrës-Kukës, kemi programuar për vitin 2009 dhe 30 miliardë lekë të reja të tjera”, - ka deklaruar Bode. Ministri tha se të dhënat e buxhetit do bëhet publik pasi të miratohet në qeveri. Ndërsa lidhur me buxhetin e vitit 2008, misioni i FMN-së, ka vlerësuar performancën e të ardhurave, ndërsa kanë pasur vërejte për shpenzimet. “Si çdo vit ne kemi parë një zbatim jolinear të shpenzimeve për investime. Pra, nëse qeveria do të arrijë objektin për një deficit buxhetor prej 5.2 për qind, mbase do të lindë nevoja për rishpërndarje fondesh brenda buxhetit. Ndaj duhet të bëhet një rishikim se ku është niveli aktual i shpenzimeve dhe nëse lind nevoja për rishpërndarje të fondeve, ndoshta nëpërmjet një tjetër buxheti suplementar, përndryshe deficiti do të qëndrojë i ulur se 5.2 për qind e GDP-së”, - tha Bell. Ndërsa Bode ka vlerësuar realizimin e të ardhurave për 8-mujorin e vitit 2008. Sipas tij, ato janë realizuar në total për periudhën rreth 96%, shpenzimet kapitale rreth 95%. Bode vlerësoi se ato janë mbi dy herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, nga 17 miliardë lekë që ishte fundi i 8-mujorit të vitit 2007 ato kanë mbërritur në 42 miliardë lekë për 8-mujorin e parë të vitit 2008. “Kjo rritje e disbursimit të fondeve për investime publike lidhet me përgatitjet që kanë bërë ministritë e linjës dhe njësitë e qeverisjes vendore në disbursimin ritmik dhe gjithëvjetor të programit të investimeve të tyre”, - tha Bode.